Ronaldinjo, më i paguari, Mourinjo, trajneri më i pasur

ASA (Albania Sport Agency)- Ronaldinjo, i cili në vitin 2006 coi në shtëpi 24 milionë euro, konfirmohet si futbollisti më i pasur, duke lënë pas Bekham që kishte më shumë të ardhura në vitet 2004 dhe 2005. Ylli i Barcelonës kryeson listën e futbollistëve, ndërsa tekniku i Celsit, Hoze Mourinjo, sipas revistës franceze "France Football", është më i paguari në botë ndër trajenerët. Mourinjo merr një pagë vjetore prej 10 milioë eurosh. Portugezi kryeson listën i ndjekur nga Ferguson (Mancester Junaitid), Fabio Kapelo (Real i Madridit), Hidink (Kombëtarja ruse) dhe Trapatoni (Salzvburg).
Përsa i përket futbollistëve pas Ronaldinjos dhe Bekham, vjen sulmuesi i Arsenalit, Henri, më pas Balak, milanisti Ronaldo dhe sulmuesi i Celsit, Ronaldinjo. Në dhjetë lojtarët me më shumë të ardhura në vitin 2006 janë dhe Alesandro Del Piero (i shtati) dhe Fabio Kanavoro (i dhjeti).