63 milione euro per Guardiolen

Çdo gjë e ka një çmim.
Ky njeri që ka shpenzuar miliona euro për të fituar Champions League, e ka të qartë.
Këtë e di edhe Pep Guardiola, trajneri i ëndërruar nga Roman Abramovich. Për të parë ish-trajnerin e Barçës në stolin e Chelsea-s, manjati rus është i gatshëm të bëjë çmenduri.
Oferta është nga ato të padëgjuarat më parë në futboll: kontratë me rrogë 21 milionë euro në sezon për tre vjet.
Nëse Guardiola do të joshet nga pagesa te blutë e Londrës, ai do të fitojë dyfishin e Sir Alex Ferguson dhe do të bëhet trajneri më i paguar në botë.
Chelsea po provon me të gjitha mënyrat të trembë konkurrencën, sepse për teknikun interesohen edhe Bayern Munich, Manchester United dhe Manchester City.
Në të kaluarën rusi ka provuar tre herë të sigurojë firmën e Guardiolës, por pa sukses. Tani situata duket e ndryshme. Është e vështirë të refuzosh mbi 60 milionë euro në tre vjet punë.