64% pro bashkimit, 25 % kundër

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, ka prezantuar sot në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.
“Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza: 1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim u përzgjodh anëtari i familjes që kishte ditëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqësues të moshave. Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%,” thuhet në njoftimin e fondacionit.
Rezultate kryesore të sondazhit
1. A doni që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën?
Po———————64%
Jo———————25%
Nuk e di————–11%