Mërdhijnë policët, kërkojnë ndihmë

Dy policë nga Mitrovica që bëjnë dhjetëra kilometra për të shkuar në punë, kanë kërkuar ndihmë në emergjencë. Kjo, për shkak se për këta policë nuk është transporti i siguruar por as çizme nuk kishin dhe rrugën e kishin bërë me këpucë të thjeshta.
Kolegët i kishin dërguar në emergjencë, pasi këmbët iu kishin ngrirë këmbët.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani thotë se janë shkaktuar vonesa tek të gjitha stacionet të veshjeve dhe uniformave por janë blerë pajisjet e nevojshme për dimër./Indeksonline/