Berisha ecën në dëborë dhe mediton, lexoni rrëfimin e rrallë

Kryeministri Sali Berisha këtë fundjavë e ka bërë pushim dhe ka shijuar orë çlodhëse dhe argëtimi në malin e Dajtit, atje ku pak vite më parë fshehu rrëzë një shkëmbi një shishe me një copë letër që tha se do ta nxjerrë dhe bëjë publike vetëm në vitin 2020.
Gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga familja e tij, z.Berisha ka shëtitur në pyjet e malit të Dajtit duke shkelur në dëborë sikundër shikoni dhe foto që shoqëron këtë lajm. raporton noa
Pasi është kthyer nga shëtitja në borë, duket se Berisha është frymëzuar për një rrëfim që ka dashur ta ndajë me të gjithë duke e bërë atë publik.
“Sot ne mëngjes eca për here te pare këtë vit dy ore ne dëborë. Gjate ecjes, si një vegim i largët i "heroizmit fëminor", me erdhi ne mendje udhëtimi i përditshëm ne dimrat e viteve nga klasa e pare ne te shtatën, ne te cilët nga mesi i nëntorit gjeri ne mesin e prillit unë me bashkëmoshatarët e mi udhëtonim ne dëborë vajtje - ardhje për ne shkolle rreth tre ore çdo dite te javës. Udhëtimi ishte i lodhshëm e shpesh ne klase arrinim "te ngrire" nga këmbët dhe duart. Klasën e gjenim gjithnjë te ngrohte e mësuesi na lejonte te ngrohnim duart tek soba para se te uleshim ne banka. Përpjekjet tona për te bindur prindërit tanë për te mos shkuar ne shkolle për shkak te dëborës qe kishte rene gjate natës ishin ne tërësi pa sukses.
Ndonjëherë kur dëbora ishte e konsiderueshme përdornim rrathët (rreth druri me një rrjete spangoje qe lidhej nen këpucë ne mënyrë qe këmba te mos futej thelle ne dëborë). Rrathët e vështirësonin ecjen por te mbanin pa u zhytur thelle ne dëborë. Ne dite te veçanta, kur trashësia e dëborës ishte e madhe, një i rritur do te na shoqëronte me lopata druri me vete për te hapur rrugën. Prindërit nuk na lejonin te merrnim shkrepëse me vete nga frika se mos hutoheshim duke ndezur zjarre për tu ngrohur rrugës dhe nuk do te shkonim ne shtëpi. Ne rastet kur moti përkeqësohej gjate ditës një i rritur do vinte te na merrte ne shkolle ose ndodhte qe te kalonim natën ne familjet e shokëve tanë. Ky udhëtim i përditshëm ne dëborë per ne ishte i mundimshëm dhe jo romantik por pa mëdyshje kalitës dhe mua me lidhi shume me dëborën, e cila përveç bardhësisë ka dhe shume te mira te tjera. Sot pas dy ore udhëtimi u ndjeva mire. Këtë ndjej dhe keto kujtime desha ti ndaj me ju miqtë e mi te Facebook – sb”, - mbyllet mesazhi i z.Berisha./Indeksonline/