Clinton pëson “tronditje”

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila të hënën ka anuluar udhëtimin në Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, për shkak të virusit në stomak, ka pësuar një “tronditje”, pasi i ka rënë të fikët.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Clinton po shërohet në shtëpi dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve, transmeton rel.
Ndihmësi i saj, Philippe Reines, ka thënë se Clinton ka qenë e dobët për shkak të virusit, kur i ka rënë të fikët.
Mësohet se Clinton do të punojë nga shtëpia gjatë javës së ardhshme./Indeksonline/