E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e Argjentinës diagnostikohet me kancer

Kanceri është diagnostikuar në gjëndrën e tiroideve por nuk është përhapur në pjesët e tjera të trupit të saj, tha zëdhënësi i cituar nga “BBC”-ja.

58-vjeçarja Fernandez, së fundmi ka nisur mandatin e dytë në krye të vendit pas një fitoreje mbresëlënëse në zgjedhjet e fundit.

Bashkëshorti i saj – ish-Presidenti Nestor Kirchner – ndërroi jetë vitin e kaluar pas një ataku në zemër vitin e kaluar.

Fernandez do largohet nga zyra e Presidentes për 20 ditë, deri me 24 janar, ndërkohë që detyra do të merret përsipër nga zv/Presidenti Amado Boudou./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-28 10:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›