E Diel, 1 Nëntor 2026

65-vjeçarit i dëmtojnë varkën me automatik

Shkatërrohet varka e një 65-vjeçari me breshëri
automatiku, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim
autorët. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në liqenin e
Kamzës dhe pronari i dëmtuar e ka vënë re këtë vetëm
mëngjesin e djeshëm. Qazim Maloku është ngritur si çdo
ditë të shkojë në liqen, ku kalonte kohën me varkën e tij, por
kur është afruar, ka parë se ajo ishte dëmtuar me armë zjarri.
Në këto kushte, ka njoftuar policinë dhe ka kërkuar ndihmën
e tyre për gjetjen e autorit. Më pas ai është paraqitur për
të regjistruar kallëzimin penal në Komisariatin Nr.5, duke
deklaruar se varkën e linte natën në liqenin e Kamzës te
Lagjja Nr.4. Policia tha se ende nuk dihet pse mund të jetë
kryer ky veprim, ku janë qëlluar shumë plumba, por po
punohet për identifi kimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›