E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje me armë për pazaret e drogës, plagosen dy kamerierë

Një sherr i vjetër mes dy
emigrantësh për prishje
të pazareve të drogës ka
shkaktuar panik në zonën e
Plazhit të Durrësit, si dhe plagosjen
e dy kamerierëve të lokalit
ku ndodhi ngjarja. Gjithçka ka
ndodhur natën e vonë të së enjtes
në sektorin "Hekurudha" të
plazhit, ndërsa në orët e para të
ditës së premte është arrestuar
në fl agrancë një prej autorëve të
ngjarjes. Leonard Lusha, 32 vjeç,
me banim në Plazh dhe profesion
tregtar, u arrestua, pasi gjatë një
konflikti me shtetasin Eduart
Meta, 33 vjeç, kanë shkëmbyer
zjarr me pistoleta mes tyre. Si
rezultat kanë mbetur të plagosur
dy kamerierët e lokalit "Kalipso",
Sokol Shëngjergji, 28 vjeç dhe
Sidni Rustani, 17 vjeç. Ndërkohë
policia ka shpallur në kërkim
Eduart Metën. Nga hetimet e
para rezulton se Lusha dhe Meta
kanë qenë emigrantë në Itali dhe
konfl ikti mes tyre ka nisur vite
më parë në shtetin fqinj. Policia
dyshon se bëhet fjalë për pazare
të prishura droge, por nuk është
dhënë asnjë konfi rmim zyrtar për
këtë. Pas ngjarjes, dy personat
janë larguar me shpejtësi nga
lokali, po në afërsi të tij kanë
ndeshur dy punonjës të policisë
së qarkullimit rrugor, të cilët ishin
afruar pas të shtënave në zonë.
Në tentativë për t‘i shpëtuar ndalimit,
32-vjeçari Lusha ka qëlluar
me grushte ndaj tyre, por nuk ka
mundur të shpëtojë. Ndaj tij rëndojnë
akuzat e vrasjes së mbetur
në tentativë, armëmbajtje pa leje
dhe goditje për shkak të detyrës.
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet
për personin tjetër, ndërsa mësohet
se dy kamerierët e plagosur
janë jashtë rrezikut për jetën.
Leonard Lusha u arrestua rreth
orës 04:00 të së premtes nga
forcat e policisë. Ai është tregtar
privat, lindur në Gosë të Kavajës
dhe banues në Plazhin e Durrësit.
Konfl ikti i armatosur mes tij
dhe Eduart Metës, i njohur dhe
me mbiemrin Elezi, u zhvillua
rreth orës 22:30 në lokalin "Kalipso",
ku mbeti i plagosur vëllai
i pronares së lokalit të marrë me
qira, Sokol Shëngjergji nga Cërriku,
me banim në Durrës dhe
nipi i Eduart Metës, 17-vjeçari
Rustani. Të dy kamerierët në këtë
lokal janë kthyer në shënjestra të
paqëllimta të konfl iktit mes dy
emigrantëve, njëri prej të cilëve
i kthyer 4 vjet më parë në atdhe.
Burimet policore bënë të ditur
se menjëherë pas njoftimit, në
vendngjarje kanë mbërritur
shërbimet e Drejtorisë së Policisë
së Durrësit, që kanë bërë
rrethimin e zonës dhe këqyrjen
e vendit të ngjarjes. Policia
detajoi zyrtarisht se janë kryer
veprimet e para hetimore, si
këqyrja e vendit të ngjarjes, ku
u gjetën dhe sekuestruan pesë
gëzhoja pistolete të nxjerra nga
armë të ndryshme, u bë paraqitja
për njohje e personit, vendimi
i ekspertimit mjeko-ligjor
dhe deklarimet e personave. Në
përfundim të tyre rezultoi se
autorë të ngjarjes janë shtetasit
Leonard Lusha dhe Eduard
Meta (Elezi), edhe ky lindur në
Kavajë dhe banues në Plazhin
e Durrësit. Meta është larguar
menjëherë nga vendi i ngjarjes
dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia tha se ka rrethuar gjithë
zonën, por nuk ka arritur të bëjë
kapjen e tij. Gjithashtu është
negociuar edhe me familjen
e të kërkuarit, ku pritet që ai
të vetëdorëzohet, por deri në
orët e vona të mbrëmjes nuk ka
pasur asnjë konfirmim për këto
zhvillime. Nga ana tjetër, uniformat
blu kanë shoqëruar disa të
pranishëm në lokalin ku ndodhi
ngjarja, të cilëve u janë marrë
deklarimet përkatëse dhe është
bërë dokumentimi i plotë i saj.`

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›