E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherret për pronën, ndjekje penale punëtorit egjiptian

Sherret për pronën duket se
nuk kanë të sosur në Shqipëri.
Veç qytetarëve shqiptarë,
tashmë në këtë valle kanë
hyrë edhe të huajt, ku një prej
tyre ka përfunduar për ndjekje
penale në prokurori. Dy sherre të
tilla kanë ndodhur gjatë 24 orëve
të fundit në Qarkun e Tiranës,
ndërkohë që policia ka referuar
rastet pranë organit të akuzës.
Rasti i parë ka të bëjë me një
punëtor egjiptian, i cili ka pasur
një konfl ikt për pronën me një
person tjetër. Burimet policore
të kryeqyteti bënë të ditur se
ngjarja ka ndodhur në Golem, në
zonën që është nën juridiksionin
e Komisariatit të Kavajës. Sipas të
dhënave të policisë, u dërgua për
ndjekje penale në gjendje të lirë
egjiptiani Ehab Muhamed Junes,
30 vjeç, banues në Egjipt. Nga
dosja hetimore mësohet se në
orën 18:00 të së enjtes, në plazhin
e Golemit, për motive pronësie ka
kanosur shtetasin Nazmi Belba,
50 vjeç, banues në Golem. Grupi
hetimor tha se Belba është roje në
një pallat që po ndërtohet, ndërsa
egjiptiani punëtor. Ky i fundit ka
shkuar për të punuar dhe Belba
nuk e ka lejuar të hyjë në godinë.
Në këto kushte, Junes e ka kërcënuar,
por kur janë përballur
në komisariat, ata janë pajtuar
sërish. Por, ky nuk është sherri
i vetëm i ndodhur për pronën,
pasi dy vëllezër janë zënë mes
tyre për motive pronësie, duke
përfshirë edhe gratë. Ngjarja
ka ndodhur në fshatin Lalm
të Komunës Vaqar në Tiranë,
ndërkohë që njëri prej çifteve
është dërguar për ndjekje penale.
Drejtoria e Policisë së Tiranës
deklaroi se nga shërbimet
e Komisariatit Nr.6 u dërgua për
procedim penal në gjendje të
lirë Bardhyl Shima 27 vjeç dhe
M.Shima 25, banues në fshatin
Lalm, Komuna Vaqar. Sipas të
dhënave, këta dy persona, rreth
orës 16:00, në Lalm, për motive
pronësie kanë rrahur e goditur
me sende të forta të afërmit e
tyre Festim Shima e K.Shima,
31 e 21 vjeç. Për të parandaluar
ndonjë krim më të rëndë, policia
është njoftuar nga dëshmitarët e
ngjarjes dhe në këto kushte është
bërë shoqërimi i të dyja palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›