E Diel, 1 Nëntor 2026

65-vjetori i clirimit të Tiranës, aktivitete festive

TIRANA- Është festuar sot 65-vjetori i clirimit të Tiranës. Në këtë ditë të shënuar për kryeqytetin Bashkia ka zhvilluar disa aktivitete. Ministri i Shtetit, Genc Pollo përfaqesues nga Presidenca, Ministria e Mbrotjes si dhe kryebashkiaku Edi Rama kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin e ushtarit të panjohur, simbol i luftës dhe i clirimit të Tiranës nga pushtuesit nazi-fashistë.

Më herët kreu i Bashkisë Rama ka pritur në një takim të vecantë përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, shoqatës së veteranëve, ivalideve të luftës etj.

Gjatë një pritje me veteranë, përfaqësues të trupit diplomatik etj, Rama vlerësoi luftën për clirimin e Tiranës si një pjesë e ndritur e historisë. Sot tha Rama liria dhe vëllazërimi janë 65 vjet larg.

Më herët kryebashkiaku Edi Rama i shoqëruar nga veteranët e luftës u ndal tek pavioni i xhamtë në qendër të kryeqytetit për të vizituar ekspozitën fotografike me pamje nga lufta për clirimin e Tiranës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›