Pacini kundër Amaurit "Nuk është italian"
Në pritje për të mësuar se si do të përfundojë çështja e Amaurit, i cili në fund të këtij viti do të duhet të përfitojë shtetësinë italiane, tashmë është regjistruar një tjetër polemikë në Kombëtaren italiane. Reagon sulmuesi Pacini, i cili u përgjigjet me vendosmëri atyre që i sugjerojnë një balotazh me Amaurin: "Balotazh me Amaurin? Nuk besoj, nëse nuk gaboj është brazilian. Të them të drejtën më jep pak bezdi". Vjen edhe përgjigjja e presidentit të Figc, Abete: "Nëse është futbollist dhe ka shtetësinë italiane ka të drejtën të grumbullohet".