E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, rinisin hetimet për varjen e Mikel Ajcës

KORCE- Gjykata e Apelit në Korcë ka vendosur rinisjen e hetimeve për rastin e Mikel Ajcës që u gjet i varur në në pemë në Devoll.
Gjatë seancës së sotme trupi gjykues i kryesuar nga Entela Prifti vendosi rikthimin e cështjes së vdekjes së 18-vjecarit.
Vendimi u mor pas kërkesës së prokurores së cështjes Irma Balli që i bashkohet kërkesës së prindërve të Mikel Ajcës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Këta të fundit iu drejtuan dy javë më parë Gjykatës së Apelit, pasi Gjykata e Faktit në Korcë kishte hedhur poshtë kërkesën.
Prindërit e 18-vjecarit pretendojnë se djali i tyre nuk është vetëvarur ashtu sikurse rezultoi nga hetimet e mëparshme.
Ata akuzojnë drejtorin e shkollës se ka vrarë Mikel Ajcën në bashkëpunim me një person tjetër dhe me pas kryen veprimet e tjera për të fshehur gjurmët.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›