E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija e Silva në sytë e Çelsit e Man. UTD

Sikurse ka bërë të ditur e përditshmja sportive "Superdeporte", emisarët e klubeve angleze, Mançester Junajtid dhe Çelsit, ishin prezentë në stadiumin "Visente Kalderon" të Madridit me rastin e ndeshjes miqësore të së shtunës, ku kampionia e Europës, Spanja, u ndesh me gjiganten e Amerikës Latine dhe futbollit botëror, Argjentinën. Takimi mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1-0 në favor të skuadrës vendase, ndërkohë që objektivi i menaxherëve të dy klubeve angleze ishte për të ndjekur nga afër xhevahirët e Valencias, David Vija dhe David Silva.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›