E Shtunë, 31 Tetor 2026

66 të prekur nga gripi i derrave në Shqipëri

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 13:18

Zyrtarët e Institutit të Shëndetit Publik(ISHP) bëjnë të ditur se 66 persona në Shqipëri janë prekur nga gripi i derrave, AH1N1.

Drejtori i ISHP-së, Enver Roshi, deklaron se në laboratorët e këtij instituti shkojnë çdo ditë me qindra mostra që u nënshtrohen ekzaminimeve. Ai thekson se nuk duhet ngatërruar virusi i zakonshëm nga pandemia e gripit të derrave, pasi ata janë krejtësisht të ndryshëm.

"Vendi ynë nuk është në epidemi për të marrë masa drastike”, vlerëson Roshi, duke shtuar se analizat për këtë virus janë falas.

Ai u bën thirrje gjithë qytetarëve që të drejtohen tek mjeku i familjes, duke mos neglizhuar asnjë shenjë të gripit, pasi në të kundërt mund të shoqërohet komplikacione. /Start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›