7-8 Marsi, mësuesit dhe nënat festojnë festat e tyre
Autori i Lajmit: E.D
Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesve ndërsa nesër është 8 Marsi, Festa e Nënës. Ndonëse këtë vit festa e 7 marsit qëlloi ditë e diel, kjo nuk do të thotë se nuk pati festë. Mësuesit festuan me nxënësit ditën e premte ndërsa sot do të marrin urimet nga familjarët e tyre. Në vendin tonë 7 Marsi njihet si Festa e Mësuesit, në nderim të punës dhe kontributit të mijëra mësuesve në të gjithë vendin për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Urimet dhe dhuratat për mësuesit kanë qenë të pafundme, duke nisur nga buqetat me lule e deri tek një urim i çiltër me një mesazh në celular. 7 Marsi një ditë simbolike feste, jo vetëm për mësuesit dhe nxënësit, por për të gjithë, shënohet si një ngjarje me rëndësi social-kulturore në vendin tonë. Nëse mësuesit dhe nënat kanë një jetë që ju shërbejnë fëmijëve të tyre, sot dhe nesër janë ditë kur nxënësit dhe fëmijët e tyre, duhet tu tregojnë mirënjohjen e thellë dhe dashurinë për ta. Një telefonatë nga larg, një kartolinë, një buqetë me lule, një fotografi apo portret fëmijërie, pak minuta të shpenzuara në shoqërine e prindërve dhe mësuesve, një sjellje në kujtesë e kujtimeve të fëmijërisë, kanë një domethënie të jashtëzakonshme për keta njerëz të jashtëzakonshëm karshi të cilëve ne të gjithë do të ndihemi borxhlinj përjetë.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010