Meta: Reformat integruese, opozita të kryej detyrën
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Ilir Meta i bën thirrje opozitës të kryej detyrën e saj në kuadër të procesit integrues. Gjatë një takimi me simpatizantët e Lushnjës ai është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që sipas tij, përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie. Meta tha se koalicioni midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia e qytetarëve për realizimin e këtyre reforma. Ai ka garantuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se kjo forcë politike do të qëndrojë larg tensioneve false. Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, Meta u ndal edhe në procesin e strukturimit të LSI-së. Në këtë kontekst, duke theksuar se LSI-ja është forcë kryesore politike në Lushnjë, Meta deklaroj se LSI po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vendore. “LSI ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re gjatë zgjedhjeve të 2009-tës”, - tha Meta. Ai u shpreh se ky përmirësim duhet të bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin e saj për zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010