E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: “Rrëshqitja e tokës po i lë shqiptarët pa shtëpi”

Autori i Lajmit: E.D

Partia Socialiste denoncoi dje situatën alarmante të rrëshqitjes së tokës në disa zona të vendit. Deputeti i PS-së, Besnik Baraj, u shpreh se qeveria nuk ka organizuar asnjë mbledhje për të marrë masa dhe për ti paraprirë situatës. “Toka nuk po i rrëshqet nën këmbë vetëm Sali Berishës, por gjithë shqiptarëve për shkakun e tij. Rrëshqitja e tokës në vend tashmë është bërë lajm i përditshëm frikësues”,- u shpreh Bare. Ai theksoi se në çdo cep të vendit njerëzit ankohen për shtëpitë e çara e të shkatërruara, pasuritë e rrënuara nga rrëshqitjet janë të kudondodhura. “Së fundmi po rrëshqet e po shkatërrohet dhe Apolonia e lashtë, që qëndroi aty pa rrëshqitur për më se 2000 vjet. Ne nuk besojmë se Qeveria do të thotë se reshjet e sivjetme janë më të mëdhatë në 2000 vjetët e fundit, siç tha më 2007, se thatësira e atij viti nuk kishte ndodhur vetëm 1500 vjet më parë”,- u shpreh Bare. Ai theksoi se asnjë analizë e Qeverisë nuk është bërë për këtë situatë alarmante dhe se investimet antierozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshme.

Ky lajm është publikuar: 07/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›