E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Hetim faturave abuzive të energjisë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste denoncoi skenarin politik ku, sipas saj, është përfshirë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, lidhur me faturimin e energjisë për shqiptarët. “Grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike me fuqi ligjore që më 1 janar, që në muajin dhjetor nuk është gabim njerëzor por veprim i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm që ka arkëtuar për llogari të monopolit OSSH të ardhura të paligjshme, duke konsumuar vjedhjen e hapur të 1 milion konsumatorëve shqiptarë”,- deklaroi deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij, alibia e përsëritur e “gabimit njerëzor” është e papranueshme. Braçe pohon se kryeministri Berisha nuk pranoi të rriste çmimin e energjisë gjatë vitit 2009, duke bërë që të rriste abuzimet në fillim të 2010. “Përmasat e kësaj grabitjeje të verifikuar dëshmuar dhe paguar nga çdo kryefamiljar shqiptar, biznes i vogël apo i madh, konsumatorë të tjerë publikë, përbën një provë të qartë për një veprim të qëllimtë të paligjshëm por përfitues”,- deklaroi deputeti socialist. Për abuzimin me 1 milion fatura të konsumatorëve PS kërkon hetimin nga prokuroria. Sipas të majtëve, privatizimi i OSSH-së u vërtetua se nuk përmirësoi cilësinë dhe shërbimin për konsumatorin.

Ky lajm është publikuar: 07/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›