Strategjia e NATO-s, Ollbrajt drejton grupin e punës
Autori i Lajmit: Redaksia
Një grup ekspertësh të NATO-s, që po punojnë për hartimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës, do të vizitojnë Tiranën në datat 11-12 mars, në kuadër të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës. Mjedisi i ri strategjik global dhe politikat e reja sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë kanë nxitur NATO-n për hartimin e një koncepti të ri strategjik, pjesë e të cilit do të jetë dhe Shqipëria. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për këtë qëllim ka ngritur një grup pune i përbërë nga ambasadorë të Aleancës dhe ekspertë të saj, nën drejtimin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, i cili po punon për këtë doktrinë të re, ku do të përcaktohen politikat e organizatës më të madhe ushtarake dhe format e partneritetit në të ardhmen, në fokusin e zhvillimeve të reja globale. Ky ekip, që po përgatit piketat kryesore për sa i takon këtij dokumenti, ka nisur vizitat në vende të ndryshme anëtare të Aleancës, ndërkohë që në vizitën e tij në Tiranë, javën e ardhshme, ekspertët e NATO-s do të njihen me qëndrimin e konsoliduar të institucioneve shqiptare, qeverisë, Parlamentit dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë për këtë doktrinë të re, për të cilën Ministria e Jashtme përgjigjet për anën politike të procesit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes për atë teknike.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010