7 marsi dhe politika

Përveç mesazheve për arsimit dhe urimit për këtë ditë, ajo çka ndryshon nga viti në vit, janë premtimet e politikanëve.
Këtë vit, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishin në “vendlindjen” e shkollës së parë shqipe në Korçë, ku sigurisht kanë zhvilluar takime të ndara.
Berisha: Vëmendje arsimit profesional
Fillimisht, Kryeministri u ndal në shkollën e mesme profesionale Tekniko-Ekonomike “Isuf Gjata”, ku u takua me stafin pedagogjik, nxënësit e saj, të cilëve ju uroi 7 marsin, të cilën e cilësoi “festë shpirtërore e mendjes dhe dijes”. “Sot është ditë nderimi për të gjithë mësuesit. Gëzuar festën shpirtërore të mendjes dhe dijes”, tha Berisha. Shkolla ku u ndal kryeministrit është profesionale, ndaj theksoi qeveria po i kushton rëndësi edhe kësaj fushe arsimimi. “Qeveria ka bërë reforma të thella në fushën e arsimit. Ne do të bëjmë gjithçka për shkollat profesionale. Këtë a patur një hov në përfshirjen e fëmijëve në arsimin profesional”, tha Berisha.
Kryeministri u bëri thirrje prindërve për të vlerësuar rëndësinë e edukimit profesional, në kushtet e sotme të kërkesave të tregut, duke garantuar se nxënësit që dalin nga këto shkolla do të kenë të drejtën të përzgjedhin degën universitare që ata dëshirojnë. Krahas vlerësimeve për shkollën, Berisha kujtoi edhe zhvillimin e turizmit vitet e fundit. “Në këtë shkollë, unë gjeta disa degë themelore për ekonominë tonë, si hoteleri- turizëm. Imagjinoni se cilat janë kërkesat, sot, për shërbime në një vend që vetëm 7 vite më parë pranonte gjithsej 300 mijë vizitorë e turistë dhe vitin që shkoi pati gjithsej 4 milionë e 100 mijë vizitorë. Nevojat tona në këtë fushë janë shumë të mëdha, kërkesat në këtë fushë janë të jashtëzakonshme”, tha më tej.
Rama: Rikthimi të autoritetit të mësuesve
Kryetari i Partisë Socialiste, Rama, vuri theksin tek kthimi i dinjitetit të mësuesve, i cili sipas tij, do të arrihet nëpërmjet programit “Rilindje për arsimin”. Rama tha se nevojitet një Rilindje Shqiptare "që të kthejë sytë dhe zemrën, mendjen nga arsimi". “Programi i PS-së rilind arsimin. Me ne brezi i ri do të jetë brezi i qytetarëve të BE-së”, nënvizoi Rama.
Në takimin që pati me mësues të qytetit të Korçës Kryetari Rama që shoqërohej nga Kreu i Bashkisë së Korçës ka shprehur mirënjohjen për figurën e mësuesit dhe është angazhuar se në Programin e Ri për një Rilindje Shqiptare fenomenet e sotme që përjetojnë mësuesit nuk do të ndodhin më. Rama rinënvizoi se PS do rikthejë autoritetin e mësuesit, dhe ky është një prej objektivave të patjetërsueshëm të forcës politike që ai drejton:“Arsimi shqiptar duhet të rilindë. Një Rilindje Shqiptare nuk mund të ndodhë pa vendosur arsimin në themelin e saj.”
Topi merret me dekorime
Presidenti i Republikës,. Bamir Topi, dekoroi sot paradite në Festën Kombëtare të mësuesit, Herri Fulcin (pas vdekjes) si dhe Institutin që mban emrin e tij. “Ne sot nderojmë jo vetëm figurat e arsimit shqiptar, arsim i cili vjen çdo ditë duke u modernizuar, jo thjesht në filozofinë e tij, por dhe në infrastrukturë, një arsim i cili masivizohet, por dhe kualifikohet. Por nga ana tjetër, ne jemi krenarë, sepse të gjitha kurrikulat që kanë të bëjnë me arsimin janë të tilla që na afrojnë më shumë me familjen evropiane, aty ku ne dëshirojmë të shkojmë dhe zyrtarisht. Dhe është e pamundur që të jemi qytetarë të Evropës, në rast se nuk do të edukohemi pikërisht me vlerat reale të kësaj familje të madhe tradicionale nga pikëpamja historike, por edhe të re nga pikëpamja institucionale”, tha Presidenti Topi.
Topalli thirrje grave: Bëni pap-testin për kancerin
Me rastin e ditës së mësuesve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur sot mjeke, pedagoge dhe specialiste të kësaj fushe. Të ftuara në këtë takim ishin gra, mjeke të njohura, si: zonja Liri Berisha, Jera Kruja, Rubena Moisiu, Anila Godo, Teuta Çiço dhe shumë emra të respektuar të bluzave të bardha në spitale, ambulanca, qendra shëndetësore dhe pedagoge të Universitetit të Mjekësisë. "Jam përpjekur që të bëjmë bashkë me koleget e mia sensibilizimin për gratë për të bërë pap-testin. Për këtë, do të isha shumë e kënaqur, nëse do të mund të vazhdonim në muajt e ardhshëm, vitet e ardhshme. Kjo është një detyrë e juaja, për shkak të profesionit. E imja, për shkak të detyrës së përfaqësimit që kam si deputete", tha Topalli. /S.Lleshi/Start/
2012-03-07 13:00