E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër projektet për lumin e Lanës dhe zgjatimin e Bulevardit

Gjatë ditës së nesërme në Akademinë e Arteve, 7 prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës paraqesin projektet e tyre, për këto dy plane.

Studiot Arkitekturore Kingdom  do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.  Po kështu, këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth.  Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.

Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është  Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa në përbërje të jurisë do të jetë:
 
Giles Robin Dolphin ish-Kryeurbanist në Londër dhe Autoritetin e Lartë. Më 13 janar 2012, ai  doli në pension si Kryeurbanisti i Kryebashkiakut të Londrës, si përgjegjës për pregatitjen e Planifikimit Urban të Londrës dhe këshilltar i Kryebashkiakut aktual, Boris Johnson, dhe kryebashkiakut të mëparshëm, Ken Livingstone, për gjithë planifikimin dhe çështje në lidhje me të (si plan urban, masterplan dhe struktura të planifikimit urban).  Më 16 janar 2012 mori Çmimin e Planifikimit Urban në Londër, “Për kontributin e dhënë në Planifikimin e Shkëlqyer në qytetin e Londrës.

Filip Rode drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta ku aktualisht drejton Forumin e Drejtorëve në Qendrën Kërkimore të Shkollës Ekonomike në Londër.  Rode u emërua Këshilltar i Liderëve për Shtimin e Gjelbërimit (LSG) në vitin 2011, e cila është shoqatë globale e qyteteve, rajoneve, vendeve dhe korporatave.

Daniel Libeskind, Krye Arkitekti i Studios “Daniel Libeskind” në SHBA Daniel Libeskind, i diplomuar për Arkitekturë, dhe master. BDA AIA, është një nga arkitektët dhe dizenjuesit me te njohur  ndërkombëtarë. 
Prof. Dr. Sarah Whiting, Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA një nga qendrat e grupeve të interesit për arkitekturë që bashkon një nga platformat mbi praktikat e projektimit përmes kërkimeve në subjektet e përbashkëta të arkitekturës.
Prof. Dr. Agron Lufi,  Pedagog në fakultetin e  Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës
Apollon Bace,  Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Flamur Kuçi, Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur.
Ulrike Bega, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

/Start/

                                                                                             2012-03-07 15:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›