7 Marsi, Topi uron mësuesit, shkollimi e drejtë e fëmijëve
TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka përcjellë sot urimin e tij për të gjithë mësueset dhe mësuesit me rastin e Festës së 7 Marsit. “Roli juaj në shoqëri është thelbësor për edukatën qytetare, por edhe për përparimin e vendit e të kombit”- u drejtohet në këtë mesazh kreu i shtetit të gjithë mësuesve.
“Ju edukoni rreth 1/4 e popullsisë që ulet çdo ditë në bankat e klasave tuaja, prej nga ku mëson dijet që do ta përgatisin për një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Sot kur Shqipëria më shumë se kurrë dëshiron të jetë pjesë e familjes europiane, me standartet e saj demokratike e pse jo, edhe pedagogjike, roli juaj bëhet më jetësor. Ju po përgatisni një brez, i cili, do të jetë tërësisht europian, me të drejtat dhe detyrimet qytetare të atij niveli ku aspirojmë të bëjmë pjesë me dinjitet- thekson ndër të tjera presidenti.
Në urimin e tij Topi është ndalur edhe në fenomenin e braktisjes së shkollës, ndërsa ka drejtuar apelin e tij për institucionet përgjegjëse. „ Është krejtësisht e papranueshme që për arsye ekonomike, për shkak të origjinës, ngujimit, etj., këta fëmijë të privohen nga e drejta universale njerëzore: nga e drejta për arsimim. U bëj thirrje institucioneve shtetërore që të marrin gjithë përgjegjësitë e duhura dhe të bëjnë të pamundurën për shkollimin e tyre! Kombet e qytetëruara bëjnë maksimumin për edukimin dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm. Qeveritë e tyre e kanë përparësi këtë gjë. Investimet për arsimin janë investime shpesh afatgjata, por të sigurta, me efekt të padiskutueshëm në prosperitetin e këtyre vendeve. Ky është edhe horizonti ynë dhe synimi për brezat e ardhshëm që do të marrin në dorë fatet e vendit tonë.- perfundon mesazhi i urimit te presidentit Topi.
(s.g/BalkanWeb)