E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet Evropiane ne Athine, thirrje Rames: Ndal dhunes, futu ne zgjedhje

Te majtet evropian kane shprehur opinionet e tyre ne lidhje me situaten ne Shqiperi gjate takimit te Partise Socialiste Evropiane qe eshte zhvilluar ne Athine. Ish-kryeministri italian, Masimo D'Alema ka theksuar se te majtet mbeshtesin qendrimet e Partise Socialiste. Nga ana tjeter, D'Alema eshte shprehur se "partite e majta evropiane presin qe ne vend te kryhen zgjedhje te drejta", duke i bere thirrje kryetarit socialist Rama qe te ndale dhunen dhe te hyje ne zgjedhje. Njeheresh eshte kerkuar me insistim nga kreu i Partise Socialiste shqiptare qe te respektoje procedurat e zgjedhjeve dhe te marre pjese ne pergatitjen e tyre. D'Alema thekson se "duhet nje impenjim me i madh i institucioneve evropiane per te zgjidhur situaten ne vend". Gazeta greke "Eleftherotipia" shkruan se edhe presidenti i eurosocialisteve, Poul Nyrp Rasmusen ka deklaruar se ndjek me shqetesim zhvillimet e fundit. Ai ka theksuar se eshte njohur me zhvillimet ne vend nga kryebashkiaku i Tiranes dhe njekohesisht kryesocialisti shqiptar, Edi Rama. Gjata takime me perfaqesuesit e partive te majta evropiane, kryetari i PS-se, Edi Rama ka bere nje parashtrim te situates politike ne vend dhe ka kerkuar nderhyrjen e tyre per zgjidhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›