Berisha:Garantojmë zgjedhjet, Rama u përpoq të nxinte votën
TIRANE- Nga Paskuqani, ku ishte për të përuruar ndërtimin e një shkolle, kryeministri Berisha ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa sulmoi kundërshtarin politik se “U përpoq të nxinte votën”.
“Ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe me dinjitet të plotë dhe garantoj se qeveria do të krijojë të gjitha kushtet për të votuar njëlloj si në vendet e tjera të Europës” theksoi Berisha.
Kryeministri tha se për 2 vite më radhë, Edi Rama bëri gjithçka për të shkelmuar mbi votën e qytetarëve, por mori përgjigjen që meritonte. "Vetëm 1 muaj më parë, partitë e qendrës së djathtë europiane do ti kujtonin Edi Ramës se pushteti nuk merret me dhunë. Faktikisht Shkodra dëshmoi se në zgjedhjet e 2009 është bërë numërimi më korrekt i votave në Europë", tha Berisha.
Ai theksoi se Europa vërtet ndahet në të majtë dhe të djathtë dhe vërtetë ka kundërshtira me njëri-tjetrin, por kurrë për votën. "Ata respektojnë votën dhe vullnetin e qytetarëve dhe nuk tentojnë kurrë të zëvendësojnë votën me dhunën, apo të marrin pushtetin me dhumë si Edi Rama", tha Berisha.
(s.g/BalkanWeb)