E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Inflacioni tejkalon objektivin e BSH, arrin 4.5%

TIRANE- Niveli i inflacionit në vend arrin në 4 .5 duke tejkaluar objketivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Muaji shkurt ka shenuar rritje cmimesh ne produktet ushqimore, karbunate e një sërë artikujsh dhe shërbimesh.

Sipas INSTAT “Cmimet e konsumit në muajin shkurt shënuan një rritje prej 2. 3 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit të cmimeve të konsumit është 4.5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 %.

Indeksi i grupit të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike shënoi një rritje prej 4.9 %. Brenda këtij grupi rritja më e madhe me 25.5 % vërehet në nëngrupin e zarzavateve.

Gjatë muajit shkurt cmimet janë rritur edhe në nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve. ISTAT vecon “rritjet në nëngrupin bukë dhe drithëra 3. 8 %, fruta 4 %, sheqer e ëmbëlsira 3.3 % etj.
Indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan " shënoi një rritje prej 2.2 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të duhanit me 3.8 përqind.
Indeksi igrupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.4 përqind, brenda tëcilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.1 përqind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 1.1 përqind.

Indeksi i grupit "Qera ujë lëndë djegëse dhe energji" shënoi një rritje prej 0.5 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.1 përqind.

Indeksi i grupit "Shëndeti" shënoi një rritje prej 2.2 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rritën me 1.6 përqind. Indeksi i grupi "Transport" shënoi një rritje prej 0.6 përqind. Gjatë muajit shkurt çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 përqind dhe çmimi i benzinës 1.3 përqind.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›