Zgjedhjet, Andrea Mano kandidat i PD-LSI ne Korce
Pas Durresit, Vlores dhe Elbasanit, mazhoranca ka vazhduar perzgjedhjen e kandidaturave per zgjedhjet vendore te 8 majit. Keshtu eshte zbardhur dhe emri me i ri si kandidat i koalicionit PD-LSI qe do te kandidoje perballe kandidatit socialist, Niko Peleshi ne qytetin e serenatave, Korce. Ai eshte Andrea Mano, prefekti aktual i qarkut te Korces qe do te jete kandidat i PD-se per bashkine e qytetit te Korces. Bashkia e Lezhes i eshte lene Levizjes Socialiste per Integrim, sipas marreveshjes me Partine Demokratike. Kandidati i koalicionit qeverises ne keto bashki do te jete kryetari aktual i saj Viktor Tusha. Nderkohe qene Bashkine e Durresit do te jete kandidat ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj. Ne bashkine e Vlores pritet te jete kandidat deputeti i Partise Demokratike Ardian Kollozi. Nderkohe qe bashkia e Elbasanit, ne baze te marreveshjes, i eshte lene Levizjes Socialiste per Integrim. Ne kete bashki do te kandidoje ish-deputeti dhe ish-prefekti i Partise Socialiste Durim Hushi. Edhe gjate ketyre diteve mazhoranca ka vijuar diskutimet per perzgjedhjen e potencialeve me te mira nder emrat e kandidateve qe do te perfaqesojne koalicionin aktual ne qeverisje. Nderkohe qe mazhoranca eshte duke intensifikuar dhe perpjekjet e saj ne terren nuk ndodh keshtu dhe ne kampin e majte. Partia Socialiste dhe aleatet e saj nuk kane vendosur per asnje kandidate ne njesite vendore. Kjo ka krijuar dhe paqartesi ne lidhje me kandidimet ne radhet e elektoratit socialist. Kreu i PS-se ne takimet ne baze ka bere te ditur se opozita do te kerkoje garanci per zgjedhjet para se te vendos se cilet kandidat do te perfaqesojne te majten. Ndersa kerkesa e vetme per drejtuesit ne baze, ka qene qe ata te jene konsensual.
Kandidatet
Korce Andrea Mano
Durres Ferdinand Xhaferri
Vlore Ardian Kollozi
Elbasan Durim Hushi
Lezhe Viktor Tusha