Deklaratat e Spahiut, HRW: Qeveria të dënojë thirrjet për dhunë
TIRANE – Organizata Human Right Watch reagoi në lidhje me deklaratën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu për mundësinë e organizimit të paradës së homoseksualëve në Shqipëri. Human Right Watch i kërkon qeverisë shqiptare të distancohet nga këto deklarata dhe të dënojë thirrjet për dhunë.
“Unë jam i tronditur se si një zyrtar i lartë i rangut qeveritar ka bërë thirrje për dhunë kundër demonstruesve paqësorë LGBT”, -tha Boris Dittrich, përfaqësuesi i LGBT-së në HRË.
Sipas Dittrich, zyrtarët qeveritarë duhet të mbështesin planet për të mbajtur një Paradë Gay, dhe jo duke bërë kërcënime ndaj pjesëmarrësve.
HRW përshëndet reagimet e Avokati të Popullit Igli Totozani, si dhe hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare kohët e fundit për të promovuar tolerancën dhe për të eliminuar diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
(er.nu/BalkanWeb)