Pi helm akrepi dhe shpeton nga kanceri
udia/ Nje 85-vjecar nga Fieri rrefen se ne kohen qe mjeket i kishin thene se kishte vetem 6 muaj jete pirja e helmit e ka shpetuar nga vdekja.
Halit Braho nga Roskoveci tregon se tashme ndihet shume mire dhe nuk ka nevoje per ilace. Nderkohe ne shtepi ka edhe epikrizen qe tregon se eshte i semure
FIER - Kur mjeket i thane se vuante nga kanceri ne mushkeri 85-vjecari Halit Braho nga Roskoveci mendoi se me e mira qe mund te bente ishte ti jepte fund jetes. Per kete zgjodhi helmin e nje akrepi pa ditur se do te ishte pikerisht nje vendim i tille qe do ta bente ta vleresonte me shume jeten madje tia ndryshonte ate.
Historia
Halit Braho gezon shendet te mire. Aq sa mund te te tregoje vete edhe nje nga castet me te veshtira te jetes se vet qe nuk ka shume qe i ka ndodhur e pikerisht kohen ne te cilen ka vendosur qe ti jepte fund jetes se vet pas momentit kur mjeket i thane se ishte i semure rende dhe per te nuk kishte shpetim. Madje sot ai nuk ngurron te te prese dhe ta tregoje historine e jetes si te ishte dicka jashte tij.
85-vjecari thote se para disa kohesh mori vesh se vuante nga nje semundje e rende ne mushkeri. Pasi u shtrua ne spitalin e Fierit mjeket e percollen per ne Tirane qe te mjekohej nga specialistet. Dhimbjet e forta qe kishte ne trup sipas tij i detyruan mjeket qe ti jepnin morfine jo pak por kater here ne dite.
Semundja megjithate kishte perparuar duke bere qe i moshuari te mos shihte me nga njeri sy. Ne fund bluzat e bardha u thane familjareve se i plakut kishin mbetur vetem gjashte muaj kohe dhe do te bente mire qe te shkonte ne shtepi per ta kaluar kete pjese te jetes se vet.
Dergimi ne shtepi nga mjeket thjesht e zhyti edhe me ne trishtimin e vet 85-vjecarin teksa ka tentuar ti jepte fund jetes. Por nderkohe familjaret te cilet kane pare qe ai po kalonte kohe i vetmuar kane fshehur te gjitha ilacet dhe helmet e mundshme ne menyre qe i afermi te mos kishte mundesi te bente ndonje veprim qe do ti shkaktonte vdekjen.
Nje dite kur ne shtepi nuk kishte njerez shkova ne nje strehe dhe pashe nje akrep. Mu duk si shpetimtari im per te shkuar ne boten e pertejme - rrefen Braho.
- E kapa akrepin dhe e futa ne nje vazo e brenda tij hodha vaj ulliri. Mendova se po ta lija disa dite ashtu akrepi do te zbutej dhe me helmin e vet do te me bente ti jepja fund edhe dhimbjeve te mia. E lashe disa dite ne vaj ulliri pasi nuk kam dhembe e se kafshoja dot. Pas disa kohesh kur mendova se akrepi e kish cliruar gjithe helmin e vet e piva lengun qe ndodhej brenda ne vazo.
Familjaret mbeshtesin rrefimin e 85-vjecarit. Ata thone se pasi ka pire lengun ku kishte qendruar per disa dite akrepi i moshuari ka pritur momentin qe helmi do te vepronte ne trup dhe si rrjedhoje jeta e tij do te merrte fund.
E ne fakt kane kaluar tre ore derisa organizmi ka reaguar. Ka qene pikerisht ky moment kur Braho ka thirrur familjaret per tu thene se ckishte bere e duke u shprehur se jeta e tij tashme do te merrte fund. Te afermit e tij tregojne se pas pak minutash ai ka vjelle duke nxjerre gjithcka qe kishte ne stomak. Ne keto momente kane dashur qe ta nisin per ne spital ndersa i moshuari ka kerkuar te pije uje.
Pas kesaj eshte shtrire ne krevat nderkohe qe te afermit kane menduar se i kishte ardhur ora e vdekjes. Madje kane nisur te largojne edhe sendet shtepiake nga njera dhome per pritjen e njerezve per ngushellim.
Por pa kaluar nje ore 85-vjecari eshte cuar ne kembe dhe ka kerkuar te ushqehet. Familjaret i kane pergatitur per te ngrene nderkohe qe burri plak eshte shprehur se ndihej shume mire. Te nesermen ai eshte cuar ne spital teksa ka kryer analizat.
Mjeket jane shprehur se i moshuari nuk vuante nga asnje lloj semundje dhe aq me teper as nga semundja e kancerit ne mushkeri. Nje gje e tille ka mahnitur familjaret dhe vete 85-vjecarin i cili thote se ka qene pikerisht helmi i akrepit qe e ka shpetuar nga vdekja e sigurt.
Nderkohe Halit Braho sot 85 vjec ka ne shtepi nje epikrize qe vuante nga semundje kanceroze ne mushkeri. Gjekundi ne literaturen shkencore nuk gjendet se helmi i akrepit mund te jete zgjidhje per kanceret cka do te kishte shpetuar shume njerez nga nje vdekje e nje semundje te tille te dhimbshme. Nuk eshte cudi qe shume prej njerezve thone qe ne te vertete i moshuari nuk ka pasur aspak kancer e qe diagnoza e percaktuar nga mjeket nuk ka qene e sakte.