7 milionë euro në vit për Ksavin
Barcelona duke se ka ndërmend të rinovojë kontratën e Ksavit. Lajmi është bërë i njohur nga e përditshmja sportive spanjolle "Marca", sipas të cilës, drejtuesit e klubit katalanas i kanë bërë një ofertë për të rinovuar kontratën aktuale për një shifër prej 7 milionë eurosh, plus edhe disa bonuse në bazë të titujve të fituar, ndeshjeve të luajtura në një sezon dhe paraqitjeve në Champions League. Por, mësohet se vetë Ksavi ka kërkuar një rritje rroge deri në 9 milionë euro në vit, po aq sa merr edhe Eto dhe nuk ka ndërmend të pranojë për një shifër më të ulët.