Kalderon: Do të hidhemi në merkato
Pas dëmtimeve të shumta të pësuar në këtë fazë të parë të sezonit, Bernd Shuster, trajneri i Realit të Madridit, e shikon veten me një numër të pakët lojtarësh në dispozicion. Në numrin e djeshëm, gazeta "Marca" shkruante se, presidenti Kalderon i është përgjigjur kështu kërkesave të trajnerit gjerman: "Rri i qetë, Reali po studion mundësinë për të ndërhyrë në merkaton e janarit për të blerë lojtarë. Ndërkohë që duket se punët nuk po ecin mirë për Rud Van Nistelroin, i cili rrezikon ndërhyrjen kirurgjikale.