E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mars 2008


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton dy projektligje për tokën bujqësore   Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 10 mars  2008, shqyrtoi:
1. Projektligjin Për një shtesë në ligjin nr.8053, datë 21.12.1995, Për kalimin në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore.
2. Projektligjin Për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ishin   të pranishëm në mbledhje, Zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ndue Preka dhe specialistët e kësaj Ministrie, Irfan Tarelli, Gordana Sudar dhe Skënder Tole, si dhe një grup  banorësh të ish - NB-së së  Ullishtes,  Vlorë.
Fillimisht u dëgjuan  pretendimet e të ftuarve dhe më tej u kalua në pyetje .
Në përfundim,  Komisioni  vendosi ta shtyjë shqyrtimin e projektligjit në mbledhjen e ditës së nesërme në orën 10:00.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 23 46 07).   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›