Mblidhet grupi i PS-së, Rama: Vendi përballë krizës

Në fjalën e tij përpara deputetëve të PS-së, Rama deklaroi se në shumë zona të vendit gjendja është alarmante, ndërsa banorët janë tërësisht të izoluar nga dëbora. “Sot Shqipëria po vuan veç tërbimit të motit, edhe shurdhimin e qeverisë. Qeveria ishte e shurdhët nëntorin e kaluar, kur ne kërkuam që buxheti të parashikonte problemet e rënda që sot kanë gjunjëzuar vendin. Qeveria ishte e shurdhët kur ne argumentuam se duheshin garantuar kontratat e blerjes së energjisë dhe duhej parashikuar edhe rëndimi i krizës së sotme të borxhit të KESH-it”, u shpreh kreu i PS-së.
Rama bëri përgjegjës kryeministrin Berisha, i cili “dje harroi Shqipërinë dhe filloi të fliste për Azerbajxhanin, për Ahmet Zogun, për Enver Hoxhën. Telefonatat në selinë e PS-së nuk pushojnë - vijoi Edi Rama -, duke kërkuar t’u shkojmë në ndihmë për ushqime dhe për të sëmurët. Njerëzit kërkojnë shtetin për t’u ardhur në ndihmë. Shteti ynë i degraduar, që vit pas viti nuk ka burime njerëzore dhe financiare ta përballojnë këtë krizë, është njëra anë, por që kryeministri të mos ketë as ndjenjën më elementare të detyrës, por të broçkullisë orë pas ore, kjo është shumë e rëndë”.
Ndërkaq, deputetët raportuan për situatën e krijuar nga dëbora në qarqet ku ata kanë edhe elektoratin e tyre. Ata i cilësuan të panevojshme masat e ndërmarra nga qeveria qendrore, duke theksuar se vendorët nuk kanë në dispozicion fonde dhe mjete të mjaftueshme për përballimin e situatave të tilla.
Deputeti i Dibrës, Qemal Minxhozi, bëri të ditur se situata në këtë qark është shumë e vështirë si pasojë e mungesës së ushqimeve, ndërsa 160 fshatra janë ende të izoluara nga dëbora. Sipas Minxhozit, komunat janë munduar të përmirësojnë situatën, por ka qenë e vështirë pasi nuk kanë fonde të mjaftueshme për emergjencën. “Situata në Bulqizë është tepër e rënduar dhe aty janë dërguar vetëm dy herë ndihma. Bashkia e Bulqizës dhe ajo e Peshkopisë nuk kanë pasur fond emergjence”, tha Minxhozi.
Pas tij ishte deputeti Asllan Dogjani i cili shprehu shqetësimin për banorët e zonës së Kukësit, të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira. Sipas tij, situata në këtë qark është shumë e vështirë, ndërsa ndërhyrja e shtetit ka qenë minimale. “Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat”, deklaroi Dogjani.
Deputeti i qarkut të Korçës, Alfred Dalipi, e vuri theksin kryesisht në shtimin e rasteve të emergjencave shëndetësore, sidomos të grave shtatzëna që rrezikojnë jetën të bllokuara nga dëbora. Ai bëri të ditur se në këtë qark janë 16 fshatra të bllokuar dhe pa energji elektrike. “Në Vithkuq e Panarit trashësia e borës ka arritur në 2.5 metra”, tha Dalipi.
Ndërkohë, deputeti i Malësisë së Madhe Paulin Stërkaj, theksoi nevojën që qeveria të marrë masa për ndihma ushqimore e humanitare, pasi sipas tij në zonat e bllokuara nuk ka mbërritur asnjë ndihmë.
/Start/E.B/
2012-02-14 13:20