E Diel, 1 Nëntor 2026

7 ushtarë turqë vriten pas një shpërthimi

Së paku shtatë ushtarë janë vrarë nga një shpërthim i bombës, që qartazi në shënjestër i kishte forcat e sigurisë, në pjesën juglindore të Turqisë. Sipas disa burimeve të tjera janë vrarë 6 ushtarë dhe një civil.

Sipas raporteve të medieve turke, një makinë kishte eksploduar derisa forcat e sigurisë po kalonin në afërsi.

Eksplodimi i fuqishëm, që ndodhi në qytetin Tunxheli, të dominuar nga popullata kurde, ka shkaktuar panik në mesin e banorëve.

Televizioni turk ka transmetuar pamje në të cilat shihen dy makina të përfshira nga flaka.

Nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këtë shpërthim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›