E Diel, 1 Nëntor 2026

Katalonia kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidenti i Katalonisë, Artur Mas, ka kërkuar që më 25 nëntor të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

“Kam vendosur që të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve më 25 nëntor”, tha Mas gjatë fjalimit të tij në Parlamentin rajonal, pasi që kryeministri i Spanjës, Mariani Rajoy, hodhi poshtë propozimin e tij për një pavarësi më të madhe fiskale të Katalonisë.

“Ka ardhur koha që të marrim rrezikun përsipër”, tha Mas, duke theksuar se dëshiron që katalonët të kenë kontroll më të madh mbi ekonominë e tyre, e cila është më e madhja në Spanjë.

“Po të kishte qenë Katalonia shtet, ne do të ishim në mesin e 50 shteteve më të mëdha eksportuese në botë”, shtoi ai.

Anketat e fundit të opinionit publik flasin për një rritje të mbështetjes për pavarësimin e Katalonisë nga Spanja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›