Nuk ka kompromis mes Kinës dhe Japonisë
Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, i ka thënë kolegut të tij japonez, Koichiro Gemba, se ishujt në Detin Lindor Kinez, Pekini i konsideron “territor të shenjtë” të tij.
Por, Gemba, gjatë takimit katër orësh, të cilin e cilësoi si të tendosur, nga Kina ka kërkuar përmbajtje lidhur me ishujt e kontestuar. Takimi u mbajt në Pekin.
Megjithatë, të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve.
Raportet ndërmjet Japonisë dhe Kinës janë tendosur, pasi Japonia i bleu ishujt, që në Japoni quhen Senkaku, ndërsa në Kinë, Diaoyu.
Kjo blerje ka shkaktuar protesta anti-japoneze në qytetet e Kinës.
Raportohet se ishujt e vegjël gjenden afër terreneve të pasura me peshq dhe potencialisht me rezerva të mëdha të gazit.