Villa, i nderuar që luan përkrah Messit

Pasi lëvizi tek klubi katalunas nga Valencia, sezonin e kaluar, Villa e fitoi titullin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, duke realizuar 21 gola nga 40 paraqitje deri tash.
Villa u përshtat shkëlqyeshëm në lojën e Barcelonës dhe në taktikën 4-3-3, duke luajtur në krah të majtë, ku u tregua mjaft i suksesshëm.
“Unë kam detyra të tjera në Barcelonë, por prapë është detyrë ofanziva. Jam i nderuar që po luaj mirë dhe që po e shijoj futbollin nga një pozitë e cila nuk ishte e imja para se të vija këtu. Pedro më ka ndihmuar shumë. Kur kisha dyshime, e vëzhgoja atë. Kur isha i humbur në fushë, e shikoja se çka po bën Pedro në anën tjetër dhe ai më udhëhiqte mua.”, tha Villa për të përditshmen ‘El Pais’.
“Kurse, Messi është lojtar i cili ka shumë nevojë për ata lojtarë që ka pranë, sepse duhet të jesh gjithmonë vigjilent. Nganjëherë duket e pamundur që ai të ka parë ku je, por ai në të vërtetë e ka bërë këtë. Duhet të jesh i gatshëm për të pamundurën, kur je duke luajtur me një lojtar si Messi, sepse nuk është e tëra se çka bën ai, por se çka i bën të tjerët të bëjnë. Të jem i sinqertë, kam mësuar shumë duke luajtur afër tij. Në të ardhmen, kur t’i shoh fotot e Messit ku jam afër tij, do të them: Kam luajtur me Leo Messin. Ky është privilegj për mua”, përfundoi David Villa.