E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE për heqjen e dënimit me vdekje

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, deklaroi se BE-ja është e angazhuar për heqjen universale të dënimit me vdekje.

"Sot ne po shënojmë Ditën Botërore dhe Evropiane kundër Dënimit më Vdekje.

Unë ju siguroj vazhdimësinë e angazhimin tim personal, si dhe atë të Bashkimit Evropian, për të larguar dënimin me vdekje, i cili nuk ka vend në botën moderne," tha Catherine Ashton.

Bashkimi Evropian e konsideron dënimin me vdekje çnjerëzor dhe një shkelje të dinjitetit njerëzor. Dënimi me vdekje gjithashtu nuk pengon krimin e dhunshëm.

Çdo dënim kapital që rezulton nga një dështim i drejtësisë, nga e cila asnjë sistem ligjor nuk mund të jetë imun, përfaqëson një humbje të pakthyeshme të jetës njerëzore.

BE-ja luan rolin kryesor dhe është donatori më i madh në përpjekjet nga organizatat e shoqërisë civile në botë, për të bërë fushatë për heqjen e dënimit me vdekje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›