E drejta ime mbi Shqiperine

Kur rrethanat e kushtezuara nga shperthimi i Luftes se Dyte Boterore me shtrenguan qe gjate diteve te para te shtatorit te vitit 1914 te largohem perkohesisht nga vendim im Shqiperia une e ndermora kete veprim duke qene i vetedijshem qe edhe fati i ardhshem i Shqiperise do te percaktohej ne kete lufte popujsh dhe qe tani per tani ndihma me e mire qe mund ti jepja vendit tim do te ishte zhveshja e shpates per Gjermanine vendin e eterve te mi.
Ne rastin e ngadhenjimit te Gjermanise dhe Austro-Hungarise qe per mua paraprakisht nuk vihej kurrsesi ne dyshim mevetesia dhe pavaresia e Shqiperise per mendimin tim ishin te siguruara.
Te dy keto Fuqi te cilat qysh nga lindja e Shqiperise kane mbajtur nje qendrim miqesor ndaj saj dhe kane marre persiper solemnisht mevetesine e Shqiperise do ti mbanin edhe ne te ardhmen premtimet e tyre. Mposhtja e Fuqive te Boshtit sipas bindjes sime kishte kuptim te njejte me ndarjen e Shqiperise mes Italise Greqise Serbise dhe Malit te Zi.
Ne shpalljen time drejtuar popullit shqiptar une i pata premtuar atij qe qofte larg apo afer do te kisha vetem nje shqetesim dhe kjo do te ishte puna e metejshme per mireqenien e atdheut tone shqiptar. Une as kam hequr dore ndonjehere nga froni i Shqiperise e as kam shprehur qofte edhe mundesine e nje doreheqje te tille. Gjate luftimeve ne Perendim dhe ne Lindje mendimet e mia jane vertitur paprere rreth Shqiperise.
jate periudhes qe nuk ndodhesha ne front kam punuar per vendin tim me aq sa e lejonin kushtet dhe jam perpjekur qe te mos i shkepus lidhjet me te dhe me shqiptaret me banim jashte vendit.
Mbas mesymjes se pare austro-hungareze kunder Serbise ne pranveren e vitit 1915 gjate kohes kur po planifikohej nje mesymje tjeter me perkrahjen gjermane une nepermjet letres sime te dates 24 shkurt 1915 i drejtova Lartmadherise se Tij Perandorit Gjerman kerkesen per tu perfshire ne komanden e larte te armates qe do te caktohej per te luftuar kunder Serbise.
Me kete rast parashtrova se u kisha premtuar shqiptareve qe vazhdonin te qendronin besnik sepse sapo te me krijoheshin mundesite do te rikthehesha ne Shqiperi. Kete premtim te dhene per aq sa do varej nga forcat e mia une do te kisha deshire ta mbaja.
Duke patur parasysh se ne gjithe vendin atmosfera e pergjithshme anonte nga ana ime teksa edhe kundershtaret e mi te meparshem ishin kthyer ne favorin tim mirepo rruga detare vazhdonte te ishte e bllokuar per mua kisha deshire qe ne kuadrin e suksesit te padiskutueshem te ofensives se re te rikthehesha ne Shqiperi nepermjet rruges tokesore qe kalonte neper Serbi. Hulumtimet e bera prane Ministrise se Jashtme Austriake kishin treguar qe ajo miratonte plotesisht planin tim.
Ne vazhden e hulumtimeve te mia prane Qeverise gjermane mesova qe ne kete veshtrim Gjermania do ti pershtatej qendrimit austriak.
Nderkohe e ne menyre te vecante gjate diteve te para te marsit 1915 marredheniet midis Austro-Hungarise dhe Italise u perkeqesuan aq shume saqe pritej fillimi i luftes midis ketyre vendeve e prandaj heperhe as qe mund te behej fjale per nje mesymje te dyte kunder Serbise. Ne keto rrethana Lartmadheria e Tij Perandori qe i mendimit qe tani per tani dergimi im prane ushtrise austriake nuk do te ishte dobiprures.
Ndersa me vone kur u vendos pernjimend mesymja gjermano-austro-hungareze gjate nje sondazhi qe bera rishtas per te saktesuar qendrimin ndaj planeve te mija vura re qe tani per tani Qeveria e monarkise danubiane nuk ishte e prirur per ti pranuar ato. Mirepo ne anen tjeter nuk qeshe ne gjendje te mesoj se cilat ishin pak a shume planet e saj te ardhshme per sa i perket qendrimit ndaj Shqiperise.
Une nuk njoh ndonje shkak per te shpjeguar kete qendrim kundershtues te asokohshem te Austrise i cili bie ndesh me qendrimin e saj te meparshem e qe nderkohe mund te mbeshtetet vetem ne hamendesimin e ndonje pale te informuar jo mjaftueshem ose gabimisht ne menyre te paplote ose te pasakte e cila nuk e njihte qendrimin tim besnik ndaj monarkise danubiane.
Prandaj me gjithe pikellimin tim isha i detyruar te hiqja dore heperhe nga deshira ime qe ishte njekohesisht edhe deshira e zjarrte e pothuajse te gjithe shqiptareve per te marre pjese ne mesymjen kunder Serbise e per tu rikthyer keshtu ne vendin tim.
Mbas pushtimit te plote te Serbise dhe te pjeses me ta madhe te Shqiperise nje rryme e perdokohshme ne Austro-Hungari per shkak te shoshitjeve apo hamendjeve sic theksova edhe me siper te panjohura prej meje por gjithsesi te gabuara mbajti nje qendrim akoma me te permbajtur ndaj meje.
Kjo gje eshte pershkallezuar deri sot ne nje mase te atille saqe jo vetem jane bere perpjekje per te nderprere nepermjet censures e sipas mundesive plotesisht cdo lloj kontakti me shkrim apo telegrafik te shqiptareve me mua sundimtarin e tyre te ligjshem por edhe per te penguar kontaktet e mia me shkrim e te drejtperdrejta me shqiptaret me banim ne Austro-Hungari dhe Bullgari.
Une kam marre megjithate ne rruge te terthorta mesazhe me shkrim dhe me goje te cilat deshmojne ne menyre te perseritur besnikerine e palekundshme jo vetem te shqiptareve te shquar por edhe te vete popullit ndaj meje.
7 marsi dita e mberritjes sime ne Shqiperi eshte kremtuar posacerisht ne te gjithe vendin. Ne anen tjeter nje numer i madh telegramesh e letrash qe me ishin derguar me kete rast jane ndalur nga censura.
Shqiptare te cilet vinin tek une drejtperdrejte nga Shqiperia per te me sjelle letra e per te degjuar prej meje deshirat e planet e mia me kane thene qe deshira e njezeshme qe mbizoteronte ne Shqiperi ishte rikthimi im. Portreti im ishte perhapur ne gjithe vendin e gjithkund bisedohej per hapat qe duheshin ndermarre per rikthimin.
Kjo gjendje shpirterore e popullit tim besnik shqiptar njihej me se miri edhe prej organeve austro-hungareze. Njerezit ankoheshin pergjithesisht qe Austria nuk u kishte dhene ende shqiptareve asnje pergjigje per te gjitha pyetjet qe kishin te benin me te ardhmen e vendit.
Si rrjedhim shumekund shqiptaret te cilat ceshte e verteta i kishin perkrahur me te gjitha menyrat trupat austro-hungareze dhe me mijera kishin luftuar krah per krah tyre kunder armikut te perbashket kishin filluar te humbisnin tashme besimin te Austro-Hungaria.
Ne thirrjen drejtuar shqiptareve te leshuar prej komandantit te trupave pushtuese austro-hungareze me rastin e pervjetorit te pare te futjes se trupave ne Shqiperi ushtria perandorake dhe mbreterore cilesohet si mike dhe clirimtare e Shqiperise.
Ne kete thirrje ceshte e verteta miratohet e drejta e veteqeverisjes ndonese mungon cdo reference ndaj pavaresise e mevetesise se Shqiperise nen qeverisjen time te garantuara ne fakt asokohe solemnisht ne vendimet e Fuqive te Medha perfshire edhe Austro-Hungarine. Mirepo sh kete gje deshiron te degjoje populli i etur per liri dhe liridashes shqiptar.
Permbajtja e kesaj thirrjeje duhet kuptuar padyshim vetem ne frymen qe Austro-Hungaria duke u mbeshtetur ne detyrimet e marra persiper prej saj deshiron ta cilesoje si dicka te vetekuptueshme te drejten e shqiptareve per ekzistencen e tyre vetjake kombetare por jo se don ta cenoje kete mevetesi shteterore pra te shkele fjalen e dhene.
Gjithsesi per sa kohe qe Austro-Hungaria nuk do te theksoje ne nje menyre plotesisht te kuptueshme edhe per shtresat e popullit te thjeshte se kjo thirrje nuk perben ndonje sulm mbi te drejtat e mia te sundimtarit te nje principate te pavarur te Shqiperise shqiptaret do te vazhdojne te hedhin veshtrimin plot shqetesim drejt nje te ardhmeje te pasigurt e nuk do te mund te kapercejne kurrsesi mosbesimin e krijuar.
Mosbesimi nje mosbesim qe demton vetem ceshtjen e Fuqive te Boshtit dhe u ofron armiqve te tyre tema te reja per zhvillimin e propagandes ne vend mund te ishte menjanuar me lehtesi te madhe Gjithsesi ne fakt edhe sot jemi ende ne kohe per kapercimin e ketij mosbesimi.
Fuqite e Boshtit kane nevoje per ushtare. Ne Shqiperi mund te sigurohet lehtesisht nje numer shume me i madh ushtaresh se deri tashti te cilet po te jene te ndergjegjshem se behet fjale per lirine dhe mevetesine e vendit te tyre dhe te drejten e sundimtarit te tyre te ligjshem do te luftonin me entuziazem kunder forcave te Antantes.
Mirepo ne kete rast parakushti kryesor eshte qe shqiptaret te jene te sigurte se mbas luftes nen drejtim tim e princit te tyre te ligjshem do te krijojne serish nje vend te pavarur. Prandaj lind nevoja qe une te rikthehem ne vendin tim ose te pakten te kem marredhenie te patrazuara me nenshtetasit e mi per te patur mundesi tiu zotohem per garancine e marre prej te dy Perandorive qe Shqiperia jone do te jete serish e pavarur nen qeverisjen time.
Ne interes te sigurimit te paqes ne Gadishullin Ballkanik do te ishe tejet e deshirueshme qe te dyja Fuqite Perandorake te me garantonin qysh tani zyrtarisht qe ne konferencat e ardhshme te paqes kur keto te kene te bejne me vendet e Ballkanit une do te jem i perfaqesuar nga nje njeri i autorizuar prej meje.
Deshiroj te theksoj edhe njehere ketu shprehimisht se ne vitin 1913 jam caktuar prej gjashte Fuqive te Medha si Princi i Shqiperise dhe mbas mberritjes sime ne Shqiperi jam njohur prej tyre dhe nga nje numer i madh shtetesh te tjera.
Nderkohe si pasoje e shperthimit te Luftes se Dyte Boterore i detyruar per tu larguar perkohesisht nga vendi im nuk kam hequr dore nga asnjera prej te drejtave dhe kerkesave te mia dhe NUK jam i prirur te heq dore prej tyre.
Kur u largova nga Durresi une premtova te rikthehem sapo te me krijohet mundesia dhe te punoja per te miren e vendit tim kudoqofte qe te ndodhem.
Me gjithe peshperitjet e kunderta qe u fryjne ne vesh qindra-mijera njerez kane besim te fjala e Princit te tyre mbajtjen e se ciles une e konsideroj detyrimin me te larte per nderin tim.
Nese ne i akuzojme armiqte tane per faktin se ne ditet e sotme fjala e nje mbreti ose princi nuk ka me asnje vlere une gjithsesi nuk dua ti zgjeroj akoma me teper radhet e ketyre zoterinjve por dua te mbaj nje qendrim te atille qe te me lejoje te shoh lirisht ne sy secilin prej nenshtetasve te mi deri ne fund te jetes sime
Mbas clirimit te Polonise te dyja Perandorite jane posacerisht te interesuara ti japin nje shtyse te metejshme fames se tyre si mbrojtese te shteteve te vogla duke e rivene sa me shpejte qe te jete e mundur Shqiperine si shtet te pavarur ne udheheqjen e Princit te saj te ligjshem.
Ky vend qe me simpatite e tij eshte rreshtuar qysh ne fillim perkrah Fuqive te Boshtit e me vone ka ndihmuar aktivisht per te perzene jashte kufijve te tij pushuesit e Aleances Katershe e meriton nje gje te tille me teper se cdokush tjeter.
Asgje nuk do ta perforconte me teper besnikerine ndaj cliruesve te tij se sa lufta sup me sup me ta deri ne ngadhenjimin perfundimtar te ceshtjes se perbashket dhe per lirine dhe mevetesine vetjake.
Keshtu dot nxiten dhe perforcohen vyeshem lidhjet e ngushta me Fuqite e Boshtit. Lufta e perbashket kunder italianeve do te mbruje tejet ngushtesisht lidhjet e simpative per Austro-Hungarine dhe Gjermanine. Ruajtja miqesore e ketyre lidhjeve do te perbeje synimin e perpjekjeve te mia me te fuqishme.
Pjese nga Denkschrift ber Albanien perkthyer nga gjermanishtja nga Pjetwr Rodiqi
Promemoria e Vilhelm Vidit
Nderkohe qe iniciativa private po merret me ideimin e nje agjende aktivitetesh kushtuar dy njeqindvjetoreve mjaft te rendesishem historike vjen per here te pare ne shqipe Promemoria e Princ Vidit per Shqiperine.
Vilhelm Vid Wilhelm Wied 1876-1945 u zgjodh mbret i Shqiperise nga Fuqite e Medha. Per gjashte muaj ai pati qendren e mbreterise se tij ne Durres mars-shtator 1914.
Problemet e shumta me qeverite lokale dhe pengesat qe ne menyre te vecante i solli turkoshaku sic e quan ne kujtimet dhe promemorien e tij Vidi Esat Pashe Toptani me te tijet myslimane qe kishin pozita te forta ne Shqiperine e Mesme ishin nga faktoret kryesore qe e shtyne Princin te largohet per pak kohe nga vendi pa u dorehequr kurre ne prag te Luftes se Pare Boterore.
Promemoria eshte nje tekst i shkurter dhe i ngjeshur per nga pikepamjet e Princit mbi mbeshtetjen e Fuqive te Medha qe duhej te gezonte Shqiperia e tij po edhe per nga shpresa dyshimi dhe mosbesimi qe ai shpreh per te ardhmen e vendit.
Analizon situaten para zgjedhjes se tij gjendjen e kufijve ne fillim te vitit 1914.
Ai nderthur kujtime dhe pershtypje vetjake kur pershkruan Ismail Qemalin Esat Pashe Toptanin krere te qeverive lokale dhe skicon kete tablo Ne cmenyre princi i ri pushteti dhe perkrahja e te cilit mbeshtetej vetem ne famen qe gezonin Fuqite e Medha dhe ne friken nga vullneti i tyre i forte dhe i njezeshem do te mund te vendoste rendin ne nje vend te shpartalluar e pa kurrfare rregulli kur qysh ne fillim te dy ketyre faktoreve u ishin lekundur themelet
Po botojme nje pjese nga promemoria Skanderbeg Books 2010 e perkthyer nga Pjeter Rodiqi prej origjinalit Denkschrift ber Albanien botuar ne Berlin me 1917.
Pavaresia nderi besnikeria fjale qe mbreti per gjashte muaj i shqiptareve i pikelluar pret ti perligje nese nje dite do te kthehej ne atdheun e tij Lindor.