Bechtel merr edhe 70 milione euro per rrugen Durres-Kukes
Nuk ka ndalur financimi nga buxheti i shtetit per rrugen Rreshen-Kalimash edhe pse zyrtarisht punimet jane mbyllur prej 5 muajsh kurse hapja e tunelit dhe kalimi i makinave u krye per here te pare ne qershor 2009. Rruga vazhdon te vjele miliarda leke nga buxheti i taksapaguesve shqiptare dhe kur mbyllet viti i katert i punimeve serish do te dalin nga arka e shtetit dhjetera milione leke te tjera.
Keshtu per vitin e ardhshem rruges se kombit i jane akorduar nga buxheti edhe rreth 9 miliarde e 600 milione leke te reja ose gati 70 milione euro. Kur punimet kane kohe qe kane perfunduar pasi jane kryer edhe disa inaugurime mbetet i pakuptimte fakti se perse jane vendosur ne buxhet shifra te konsiderueshme per ndertimin e rruges. I pyetur nga gazeta Shqip drejtori i investimeve ne Ministrine e Financave tha se jane para te vendosura per punimet qe jane kryer te cilat do ti jepen kompanise ne castin e mbylljes se kontrates. Keshtu mesohet se qeveria shqiptare dhe kompania amerikane Bechtel pritet te mbyllin kontraten dhe likuidimin final te faturave ne janar te vitit qe vjen nga ku do te dorezohet edhe ceku i fundit prej rreth 70 milione eurosh.
Rruga qe do te mbahet mend gjate per kapacitetin e punimeve dhe per vlerat e larta financiare u ndertua nga kompania amerikane Bechtel ne bashkepunim me partnerin turk Enka e me pas ne te u perfshine edhe shoqeri te tjera sikurse ishin sllovaket te kontraktuar per sigurimin dhe menaxhimin e tunelit kurse kompanite italiane dhe franceze mbuluan supervizimin e punimeve.
Gjithsesi hesapet me rrugen duket se nuk do te mbyllen me likuidimin e kontrates ne janar pasi mirembajtja e saj konsiderohet nje tjeter gerricje per buxhetin e Ministrise se Transportit dhe Puneve Publike. Vet zv/ministri i Transporteve Ernest Noka ne intervisten e dhene per Shqip pak kohe me pare deklaroi se jane duke u shqyrtuar te gjitha variantet per mirembajtjen e rruges por fillimisht duhet pare me kujdes dhe analizuar kostoja e ketij zeri ne buxhet. Praktikisht mesohet se per mirembajtjen e rruges rreth 57 kilometra te gjate dhe me nje tunel prej rreth 6 kilometrash jane vendosur ne buxhet rreth 1 miliarde leke. Per specialistet e rrugeve kjo shifer nuk mjafton po te kihet parasysh norma e amortizimit e cila me vleren totale te projektit kerkon nje financim vjetor per te pakten 10 milione euro.
Zyrtaret e Ministrise se Transporteve kane paraqitur tre variante te mundshme per mirembajtjen e rruges duke u fokusuar me se shumti te tuneli kostoja e te cilit arriti mbi 300 milione euro. Varianti me i mundshem eshte ai i partneritetit publik-privat ndersa mundesia per te vendosur nje tarife per kalimin e segmentit duket juridikisht e pamundur pasi qeveria duhet ti siguroje automjeteve rruge paralele e me pas ta kushtezoje kalimin me pagese. Aktualisht paregjate Rreshen-Kalimash nuk ka asnje segment tjeter pra rruge paralele e keshtu vendosja e tarifes behet e pamundur ose me sakte eshte e padrejte nese ndodh.