Perpara rritjes se cmimit te permiresohet furnizimi me energji
Industria shqiptare duhet te kete furnizim cilesor me energji dhe institucionet shteterore duhet te kujdesen qe te garantojne cilesine perpara se te vendosin te shtrenjtojne energjine. Ky eshte reagimi i shoqates se biznesit Konfindustria pas propozimeve te CEZ Shperndarja dhe operatoreve te tjere te tregut te energjise elektrike per nje shtrenjtim te ri vitin e ardhshem.
Administratori i pergjithshem i Konfindustrise Gjergj Buxhuku tha dje se vijojne problemet me cilesine e dhenies se furnizimit nivelin dhe luhatjet e tensionit nderprerjet e shpeshta dhe te papritura etj. te energjise elektrike nga ana e operatorit monopol te shperndarjes CEZ Shperndarje.
Te gjitha sa me siper ndikojne drejtperdrejt si kosto vjetore shtese financiare prej dhjetera milione euro per industrite vendore me pasoja te renda per aktivitetin e tyre tregtar edhe afatgjate. Gjendja eshte edhe me shume e ndjeshme nese vleresojme se gjithcka me siper ndodh ne kushtet e pasojave te krizes globale ekonomike dhe financiare - shprehet Buxhuku i cili njoftoi se Konfindustria ka kerkuar zyrtarisht prane Entit Rregullator te Energjise qe perpara se te shqyrtoje kerkesat e perseritura dhe te vazhdueshme per rritje te cmimit te energjise elektrike per bizneset dhe qytetaret te ndermarre ne nje kohe sa me te shpejte nismen per permiresimin e termave ligjore te kontrates se furnizimit me energji elektrike te industrive/bizneseve nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes CEZ Shperndarje.
Sipas Buxhukut e njejta procedure mund dhe duhet te shtrihet edhe per konsumatoret familjare. Permiresimi i kontrates duhet detyrimisht te shkoje ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite/bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit me energji elektrike drejt dhenesit te furnizimit ne kete rast CEZ Shperndarje.
Konfindustria kerkon qe kontrata e permiresuar e CEZ-it me bizneset te bazohet ne te ngjashmet e llojit te saj qe jane ne fuqi sot ne vendet e Bashkimit Europian ku te dyja palet marrin pergjegjesite e tyre financiare.