Ndalohet i dyshuari për vrasjen e tranvestitit
Është shoqëruar nga policia e Tiranës i dyshuari kryesor për vrasjen e tranvestitit me pseudonimin Kristina. I dyshuari është Sefedin Hoxha 36 vjec, nga Kosova dhe dyshohet se është personi i fundit që tranvestiti ka takuar.
Tiranë-Policia shoqëron të dyshuarin kryesor të vrasjes makabre të shtunën në darkë, në qendër të Tiranës, të një tranvestiti. Ai është Sefedin Hoxha 36 vjec nga fshati Dragash i Kosovës ndërsa policia dyshon se ai është person me probleme mendore. Ende nuk është e qartë nëse autori e ka kryer krimin për motive homofobie apo për shkak tjetër. Arrestimi i tij është pohuar nga burime të policisë së Tiranës. Mësohet se arrestimi është kryer në momentet që ai po përgatitej të nisej në drejtim të Kosovës, për t'i shpëtuar arrestimit të policisë shqiptare për krimin e kryer dy netë përpara arrestimit. Dyshimet e policisë mbi këtë person kanë rënë për shkak se nga dëshmitë e marra personave të tjerë që shoqëroheshin me viktimën, ai ishte i fundit që ishte parë të qëndronte me Petrit Muçën. Policia deklaron se ka një sërë provash materiale që imlikojnë Hoxhën në vrasjen e 38 vjecarit me identitet te plote Petrit Lucaj. Ndërkohë aleanca kundër diskriminimit reagoi e shqetësuar pas krimit të rëndë. Në një mesazh dërguar neës 24 vrasja cilësohet një ngjarje makabre dhe u kërkohet strutkurave shtetërore të zbardhin sa më shpejt atë. Ata kërkojnë që kjo ngjarje të na bëjë të gjithëve të releflektojmë për faktin se sa paturpësisht shkelen të drejtat e njeriut dhe se sa pa vlerë trajtohet jeta njerëzore në vend.
(m.a/balkanweb)