Qyteti Studenti, rritet me 5 mijë lekë tarifa e regjistrimit
Rritet tarifa e regjistrimit në qytetin studenti. Drejtori Bujar Brovina pranon rritjen e tarifës por një gjë të tillë e argumenton me faktin e uljes së numrit të studentëve në dhoma dhe përmirësimin e shërbimit.
TIRANE- Duke filluar që nga ky vit akademik studentët të cilët do të jetojnë në Qytetin Studenti duhet të paguajnë më shumë. Nga 30 mijë lekë që ka qënë tarifa, tani studentët duhet të paguajnë 5 mijë lekë më shumë. Drejtori i qytetit studenti, Bujar Brovina e argumenton rritjen e tarifës me uljen e numrit të studentëve për dhomë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre.
“Në qytetin studenti do të ketë në cdo dhomë nga 3 persona, ndërkohë që vitin që shkoi kanë qënë dhe 4 apo 5. Tarifa e studentit për këtë vit do të ndryshojë, nga 30 mijë do të shkojë në 35 mijë lekë të reja. Arsyeja ka të bëjë me reduktimin e numrit të studentëve në cdo dhomë dhe me përmirësimin e kushteve. Fluksi është shumë i madh, sidomos për vitet e para“ theksoi Brovina.
Sipas drejtorit Brovina, këtë vit do të fillojë edhe shtrimi i disa rrugëve të brendshme të qytetit studenti.
(e.n/News24/BalkanWeb)