E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama për energji të pastër

Presidenti amerikan, Barack Obama, bëri thirrje për miratimin e një ligji të rëndësishëm për energjinë dhe klimën dhe që vendi “të përqafojë një politikë për energjinë e pastër”.

Obama tha se tani mund të mos ekzistojnë votat e nevojshme në senat për miratimin e ligjit të klimës, por se ai synon të gjejë mbështetje për këtë ligj në muajt e ardhshëm. Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar ligjin për energjinë dhe klimën.

Në një fjalim në Pittsburgh, Obama kërkoi dhënien fund lehtësimeve fiskale për sektorin e naftës. Për shkak të rreziqeve gjatë nxjerrjes së naftës nga fundi i detit, SHBA-ja duhet të përdorë me shumë energji alternative të sigurta dhe që nuk dëmtojnë ambientin.

Obama po ashtu kritikoi opozitën republikane për ato që ai i cilësoi politika të dështuara ekonomike të së kaluarës dhe për mungesën e ndihmës për përpjekjet e tij për përmirësimin e ekonomisë dhe zbatimin e reformës së shërbimit shëndetësor.

Ai tha se republikanët nuk u përfshinë në proces, por përsëri shprehën kritika, ndërsa ai kërkonte zbatimin e reformave.

Nga ana e tyre, republikanët e kanë akuzuar Obamën dhe ligjvënësit demokratë për politika të shpenzimeve të tepruara, të cilat e kanë shtuar borxhin e brendshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›