71 ndërmjetësit e parë jashtëgjyqësorë për konfliktet

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
TIRANË Krijohet Dhoma e Ndërmjetësimit të Licencuar. Që ka licencuar 71 ndërmjetësit e parë jashtëgjyqësorë të konflikteve.
Këtë ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, sot paradite në një konferencë për shtyp. Një vit më parë iu premtuam qytetarëve se do sjellim një ekip të ri për shqyrtimin e konflikteve. Hartuam dhe miratuam bazën ligjore dhe jemi këtu sot për të paraqitur një ekip të ri, tepër profesionist, i cili do të zgjidhë mosmarrëveshjet në rrugë jashtëgjyqësore, u shpreh Halimi.
Që do të thotë: zgjidhje e mosmarrëveshjeve mes palëve jashtë dyerve të gjykatave. Duke eliminuar kalvarin e endjes nga një seancë në tjetrën, nga një shpenzim në tjetrin. Ndërkohë që, sipas statistikave, gjykatat janë të tejmbushura me çështje, sidomos në Tiranë dhe Durrës, e kësisoj gjyqtarët i lënë seancat larg e më larg për shkak të ngarkesës.
Alterantiva që ne po japim, duke sjellë ekip të ri për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë jashtëgjyqësore, do të lehtësojë sistemin gjyqësor dhe qytetarët., shton Halimi.
Ndërkohë që edhe 13 vjet më parë, Instituti i Ndërmjetësimit nuk kas pasur një traditë të konsoliduar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve jashtë dyerve të gjykatave. Por vjen së fundi në Shqipëri, me mbështetje të USAID, pas suksesit që ka pasur zbatimi i tij në vende më të zhvilluara. Kjo reformë do ta modernizojë sistemin e drejtësisë dhe reformat. Bashkë me USAID po shënojmë një prej arritjeve të rëndësishme në drejtësi, ku do jenë vetë qytetarët, që do ti zgjedhin me vullnetin e tyre të lirë ndërmjetësuesit, tha në fjalën e tij gjatë konferencës së paraqitjes, Halimi.
Duke shtuar se ky nuk është çelësi i artë, pasi reforma në drejtësi është komplekse dhe e vështirë, por ama po ecet me vendosmëri në rrugën e reformave. Në këtë rrugë çdo ditë po lëmë gjurmë për drejtësi më të mirë.
Më tej Halimi përmendi si përparësi reformimin e noterisë, reforma e dixhitalizimit të drejtësisë, reformat në gjykatën administrative dhe Gjykatën e Lartë, reformimi tërësor i shërbimit të përmbarimit, që deri tani ka rezultuar i suksesshëm dhe sapo është licencuar kompania e dytë private, ndërsa është privatizuar gati 70% të këtij shërbimi, . /M.A./