Ambasada amerikane organizon panair për qytetarët me politikanët larg
Ambasada amerikane në Tiranë pas thirrje dëshpëruese për politikanët e këtyre anëve, ka zgjedhur tashmë tu flasë qytetarëve duke qenë se të parët nuk ua kanë vënë shumë veshin.
Siç thuhet në njoftimin për shtyp dhe spotin publicitar të transmetuar ditët e fundit në mediet audio-vizive, me 21 qershor ambasada e SHBA-ve do të organizojë Panairin për Qytetarët, ku nuk do të jetë i ftuar asnjë zyrtar apo politikan.
Zbuloni 12 mënyra për tu përfshirë në Qeverisje, Arsim, Shëndetësi dhe Mjedis. Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ju presim përballë Galerisë së Arteve, nga ora 11:00 deri në 14:00!, thuhet në njoftim.
Një veprim i tillë vjen në një kohë kur politikanët po mbysin çdo hapësirë publike, ku zakonisht diskutojnë vetëm për çështje me interesa të ngushta, si ruajtja apo marrja e pushtetit. Ambasada amerikane po kërkon të nxisë zërin ë qytetarëve duke u kërkuar që të reagojnë. Kjo ndoshta është një thirrje cytëse ndaj qytetarëve që të mos presin nga politikanët por të veprojnë vetë.
Në Panairin për qytetarët do të transmetohet në mesazh nga Ismail Kadare ndërsa aktiviteti do të drejtohet nga Adi Krasta. /F.S/