E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Sistemi zgjedhor në Shqipëri po kthehet në kulture mafioze manipulimi

Pandeli Majko

Reforma zgjedhore mbetet çështja e fundit për të cilët dy partitë kryesore do të debatojnë, të paktën deri në pushimet e verës. Ashtu edhe në rastin e fundit, në përfundimin e reformës së vitit 2008 edhe këtë herë përfundimi i saj po lihet në një moment kur interesi qytetar për të ndjekur këto zhvillime është minimal. Reforma e vitit 2008 u miratua ditën e fundit të punimeve të Kuvendit për atë vit, në fund të dhjetorit. Reforma e këtij viti gjithashtu pritet të mbyllet në fund të korrikut.

Pas akuzave të kryeministri Berisha se opozita ka bllokuar këtë reformë, ka ardhur reagimi i bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri. Ai kërkoi që Kuvendit të mandatojë fillimin e punës dhe të përmbyllen dy çështjet që kanë mbetur pezull, procesi i numërimit dhe konfigurimi i KQZ-së.

Ish-kryeministri, Pandeli Majko, duke komentuar mbi këtë çështje në rrjetin sociali Facebook, shprehet se sistemi zgjedhor në Shqipëri sa vjen dhe po kthehet në një kulture mafioze manipulimi, e cila fillon që nga listat e zgjedhësve, falsifikimi i dokumenteve të identifikimit dhe blerja e votave.

Sipas Majkos, Shqipëria përsëri do të mbajë zgjedhje më të mira se ato të kaluarat ndërsa do të ndryshojë vetëm mënyra e manipulimit nga vjedhja e kutive do shkohet tek vjedhja me proces. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›