INTERVISTA/ Biberaj: Vitin tjetër PD sdo jetë në pushtet
Një nga anëtarët e grupit nismëtar të FRD thotë se Berisha po ushtron një presion të jashtëzakonshëm kundër kësaj partie. Ai thotë se pranojnë në gjirin e tyre deputetë të PD, me kushtin që të mos kenë pasur lidhje me PPSH dhe të mos jenë të korruptuar
Nga Luljeta Progni
studimepolitike.com
Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, një prej anëtarëve të komisionit nismëtar të Fryma e Re Demokratike, tha sot se gjykata dha vendimin zyrtar sipas të cilit FRD shpallet parti politike. Prej këtij momenti, FRD është e lirë të kryejë aktivitetin politik në të gjithë vendin. Biberaj shprehet optimist për rritjen e numrit të anëtarëve të kësaj partie, duke nisur pikërisht prej ditës së sotme, kur pritet të intensifikohet procesi i organizimit në të gjithë vendin. Biberaj u shpreh se për një muaj janë anëtarësuar 12 mijë persona në FRD dhe se pranë kësaj partie do të afrohen deputetë, zyrtarë të lartë në PD apo të larguar nga kjo parti në momente të ndryshme gjatë tranzicionit. Eduard Selami, është një prej tyre. Biberaj tha se Selami po jep kontributin e tij për FRD, duke lënë të hapur mundësinë e kthimit aktiv në radhët e partisë së re.
Sa shpejt po ec FRD në drejtim të organizimit të saj për të hyrë në vitin zgjedhor?
Sot ne marrim vendimin e gjykatës. Pra, regjistrohemi si subjekt politik juridik. FRD është shpallur më 30 prill dhe kemi një afat prej 45 ditësh, për të mbërritur sot në pikën e vendimit të gjykatës, që e shpall FRD parti politike. Mendoj se objektivat dhe qëllimet e para janë arritur. Kemi rreth 12 mijë anëtarësime vetëm në muajin e parë dhe janë anëtarësime cilësore, që vijnë nga e gjithë Shqipëria. Anëtarët kanë ardhur me vullnetin e tyre të lirë në FRD dhe ne, ende nuk kemi bërë një fushatë intensive anëtarësimesh, pasi ka qenë një strategji e jona, që qytetarët të vijnë me vullnetin e tyre të lirë. Sot ne jemi shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kemi komisione nismëtare në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe natyrisht, ky organizim do të shkojë shumë shpejt në çdo bashki e komunë. Në momentin që marrim vendimin e gjykatës do të nisim edhe hapjen e degëve të partisë fillimisht në qytetet kryesore dhe gradualisht në çdo bashki e komunë.
A keni pasur pengesa gjatë procesit të deritanishëm të organizimit?
Gjithandej ndjehet një presion i partisë-shtet në pushtet. Kjo për shkak, se një pjesë e mirë e anëtarëve janë të punësuar në administratë dhe për pasojë e ndjejnë presionin e partisë në pushtet, që unë po e quaj sërish parti-shtet. Pra, duket një frymë negative nga partia në pushtet, ndjehet frika e tyre e humbjes së pushtetit dhe unë dua ti garantoj, se vitin që vjen ata do ta humbasin pushtetin. Dua të bëj një krahasim. Kur u krijua në vitin 1990, presioni që ushtronte Ramiz Alia, PPSH dhe strukturat që e shoqëronin, ishin minimale ndaj PD, në krahasim me presionin që po ushtron sot partia në pushtet ndaj FRD. Sot, pas 22 vitesh, presioni vjen nga kryeministri aktual, i cili vjen nga radhët e PPSH bashkë me bashkëpunëtorët e tij, që gjithashtu vijnë nga radhët e PPSH e të sigurimit të shtetit. Dhe ky presion është më i madh se presioni i paraardhësve të tyre, PPSH-ja e vitit 90. Por një vullnet popullor nuk ka asnjë presion që të mund ta ndalojë.
Jeni shprehur në media, se do ti bashkohen FRD edhe deputetë të PD. Sa nga deputetët e PD shpresoni tiu bashkohen në FRD?
Ne jemi shprehur se FRD mbetet e hapur për deputetë të PD dhe për drejtues të saj. Por janë dy kritere, që duhet të plotësojnë. E para është, që duhet të mos kenë patur lidhje me ish-PPSH dhe sigurimin e shtetit dhe e dyta të mos jenë persona të akuzuar për korrupsion gjatë periudhës së tranzicionit. Pra duhet të jenë figura të pastra. Se sa do të vijnë, më pas do ta tregojë koha dhe mbetet një vendimmarrje e tyre. Kur sheh votimin e fundit për presidentin në parlament, vëren se janë rreshtuar ushtarakisht 73 deputetë, ndoshta për arsye të presionit qeveritar, për arsye të interesave të ndryshme, për arsye që lidheshin me kërcënimin për zgjedhje të parakohshme etj. Gjithsesi FRD mbetet e hapur për deputetët, anëtarë të thjeshtë të PD, drejtues të saj në nivele të ndryshme.
A do të ishte e vlefshme kjo ofertë deri në momentin e publikimit apo miratimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme?
Do të ishte vonë. Megjithatë, dua të theksoj se Fryma e Re Demokratike është krijuar si një parti, që e kërkoi koha, e kërkuan qytetarët dhe si e tillë duhet të përpiqet të ridimensionojë moralin, etikën në politikë. Ne kemi nevojë për kontribute të intelektualëve, kontribute që vijnë çdo ditë. Në këtë këndvështrim mund të them, se përllogaritja e pazareve të votimeve nuk do të jetë e pranishme në FRD asnjëherë. Lidhur me këtë, ne kemi strategjinë tonë për listën e deputetëve. Ne nuk do ta lëmë për në fund listën e kandidatëve për deputet, por do ta hartojmë e publikojmë shumë shpejt, në mënyrë që kandidatët të kenë mundësi të punojnë në qarqet e tyre elektorale.
Nuk duket se keni mbledhur shumë prej figurave të përjashtuara, apo të larguar nga PD në kohë të ndryshme
Hemorragjia e PD filloi që në vitin 1991 me ikjen e studentëve të parë, të larguar nga lidershipi aktual i PD. Ishin shtatë studentë të komisionit të parë nismëtar dhe në atë kohë arriti të mbetej vetëm Azem Hajdari. Më pas, ka pasur largime të vazhdueshme dhe tani, mund të themi se ka pasur një zbatim perfekt të platformës së Katovicës, sipas së cilës synohej dhe u realizua marrja e pushtetit në partitë e djathta nga të majtët. Ka ndodhur. Është marrë e djathta nga të majtët, janë pasuruar në ekstrem dhe kontrollojnë tërësisht jetën politike e publike. Nëse mund ta shikojmë me gjakftohtësi, arrijmë në përfundimin se PPSH u nda në dy pjesë, PS ku ishin të ligjshmit, pasardhësit e PPSH dhe PD, e cila u uzurpua nga lidershipi aktual i PD, ish-anëtarë të PPSH e sigurimit të shtetit, apo pinjollë të tyre. Pra, e djathta në Shqipëri nuk ekziston. Ndaj Fryma e Re Demokratike po tenton të përfaqësojë të djathtën shqiptare, duke qenë një parti e qendrës së djathtë. Lidhur me të larguarit nga PD, shumë prej tyre kanë shprehur interes për tu angazhuar në FRD, një pjesë e tyre janë bashkuar. Por duhet pasur parasysh, se në FRD do të vijnë vetëm ato figura të pastra, që do të plotësojnë kriteret që folëm më lart.
A do të jetë Eduard Selami në FRD?
Do të jetë pjesë e FRD, ne kemi biseduar dhe ai ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të organizimit të partisë, pra është përfshirë në këtë parti. Por duhet të kuptojmë, se janë disa pengesa për Eduard Selamin. Janë shumë vite, që ai jeton në SHBA dhe ka vështirësitë e veta vendimi i tij për t