Hapi tunelin për të grabitur bankën, 6 vite burg

Megjithatë, grabitja nuk përfundoi me sukses. Ndërkohë, Gjykata do ta gjykojë në mënyrë të veçuar shtetasin tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.
Procesi ndaj Tualant Troplinit u nda pasi kërkoi gjykim me procedurë të përshpejtuar, çka do t’i lehtësojë masën e dënimit.
Dy personat kishin marrë një lokal me qira në Rrugën e Barrikadave në Tiranë, fare pranë filialit të një banke, nga ku kishin nisur aksionin për hapjen e një tuneli që të çonte në ambientet e bankës.
“Të dy këta persona kanë bërë gërmime dhe kanë çare betonin e dyshemesë së këtij lokali me mjete të posaçme, kanë prerë edhe hekurat e soletës që lidhin betonin. Më pas është arritur që të hapet një vrimë e vogël e cila futej në brendësi të bankës që ndodhej në zonën e quajtur si “Nëntë Katëshet”, thuhet në vendimin e gjykatës. Në momentin që dy të pandehurit do të depërtonin në ambientet e brendshme të bankës, është bërë dhe arrestimi i tyre./Start/
2011-11-28 09:22