E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti përkrah Benitezin

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 10:08

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së trajnerit Rafael Benitez, para debutimit të ekipit në Kampionatin botëror të klubeve të mërkurën. Inter takohet me skuadrën jug-koreane Seongnam Ilhwa për një vend në finale kundër njërit, Internacionalit nga Brazili ose Tout Puissant Mazembe nga Kongo.

Por, në Itali, Inter ka rënë në pozitën e shtatë me 13 pikë më pak se kryesuesi Milan, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ata po ashtu përfunduan në pozitën e dytë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, prapa Tottenhamit, dhe presioni ndaj Benitezit është shtuar pas serisë së rezultateve negative.

Por, për momentin ai e ka përkrahjen e presidentit. “Jepini fund asaj”, tha Moratti i pyetur rreth të ardhmes së Benitezit, para se të përqendrohet te Botërori i klubeve.

“Jemi optimistë dhe do të mundohemi të japim maksimumin. Tani shpresojmë që futbollistët tanë të jenë të gjithë në formë të mirë të përsërisin atë që bënë edicionin e kaluar”, shtoi ai.

Kjo do të jetë mjaft vështirë pasi Inter në sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, Serinë A dhe Kupën e Italisë. Por, ata pësuan shumë lëndime këtë sezon dhe Moratti insiston se rezultatet do të përmirësohen pas rikthimit të atyre futbollistëve.

“Është një klimë e mirë dhe më në fund Benitez ka filluar të ketë më tepër futbollistë në dispozicion”, përfundoi Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›